28 orë në det të hapur, shefi i Reanimacionit në Vlorë flet për gjendjen e Eva Buzos: Do t’i duhen 4 orë për të marrë veten

23 Qershor 2023, 14:35| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 16:22

  • Share

 

Shefi i Reanimacionit në Vlorë, Edmond Breshani ka treguar për gjendjen shëndetësore të Eva Buzos, avokates dhe atletes që kishte dëshirën të ‘bashkonte’ detin e Italisë dhe Shqipërisë.

Mjeku tha se Eva ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, është në gjendje të mirë por ka pak ethe dhe është e lodhur nga noti.

“Sapo ka mbërritur, ka rreth gjysmë ore që ka ardhur nga deti. Aktualisht është në gjendje stabile nga ana hemodinamike. Është konshiente, pak e lodhur dhe me pak ethe nga lodhja. Por treguesit janë normal. Tensioni alteral, pulsi dhe treguesit e tjerë të gjendjes së përgjithshme janë mirë”– tha Breshani.

I pyetur se në çfarë gjendje u paraqit në spital, mjeku tha se Eva kishte shumë dridhje për shkak të të ftohtit. Ai tha se do i duhen 4 orë për të marrë veten.

“Erdhi në një gjendje me dridhje nga të ftohtit dhe lodhja. Kishte humbje lëngjesh ndoshta edhe për shkak të metabolizmit që është i shtuar për arsye të sforcos. Do t’i duhet rreth 4 orë për të marrë veten. Ne tashmë jemi duke e mbajtur me likuide, kompresa të ngrohta dhe ambient të freskët.

Në momentet e para që ka ardhur këtu, ajo mund të artikulonte por ne nuk komunikuam shumë sepse nuk donim ta lodhnim. Megjithatë, tentonte t’iu përgjigjej pyetjeve. Ishte në gjendje të lodhur jo se vuante nonjë problem shëndetësor. Kishte shenja në trup nga lodhja, nga goditja, nga pickimet që mund të ketë pasur, kishte disa njolla kinotike në trup. Nuk kishte nxirje, vetëm skuqje”- tha mjeku.


Lajmi kryesor:

Me not nga Brindisi, shqiptarja Eva Buzo ndërpret sfidën 16 kilometra larg Vlorës! Atletja dërgohet në spital: E kënaqur me rezultatin, bëra më të mirën


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?