Report Tv zbardh dinamikën e ngjarjes në rëndë të ndodhur në Tiranë, ku një 28-vjeçare është dhunuar barbarisht nga bashkëjetuesi Gleard Gusholli. Efektivët e Komisariatit nr. 2 në kryeqytet janë njoftuar pak pas mesnatës së të shtunës për një vajzë që ishte dërguar në një klinikë afër komisariatit të dhunuar, e sjellë aty nga dy vajza të tjera. Më pas e reja është transportuar në Spitalin e Traumës pasi ka qenë në gjendje tepër të rëndë, e rrahur, e goditur dhe e gjakosur në të gjitha pjesët e trupit.
Menjëherë kanë nisur hetimet mbi rastin. Njëra prej vajzave që e ka dërguar në klinikën private ka qenë motra e agresorit, e cila është marrë në pyetje nga policia dhe i ka dërguar në banesë ku vajza është mbajtur dhe dhunuar për ditë me radhë. Brenda, ndër të tjera policia ka gjetur edhe një këmbë karrige, me të cilën dyshohet se ka dhunuar barbarisht vajzën 31-vjeçari Gusholli. Mësohet se njëri prej djemve që ka ndihmuar Gushollin të largohet e të fshihet ka qenë kunati i tij, burri i motrës. Për disa orë me radhë policia e ka kërkuar dhe është lokalizuar diku pranë Zogut të Zi. Gusholli, pasi është arrestuar ka treguar se ishte shumë xheloz, por nuk ka dhënë detaje të plota e konkrete në lidhje me ngjarjen e rëndë. Vajza bëhet me dije se e ka kaluar rrezikun për jetën në spital dhe është përmendur.
Lajmi kryesor: