29 Nëntori/ Homazhe në varrezat e dëshmorëve në qytete! Në Shkodër idhtarët e Komunizmit vendosin yllin, kujtojnë Enver Hoxhën

29 Nëntor, 11:21| Përditesimi: 29 Nëntor, 15:27

  • Share

Shqipëria përkujton sot 80-vjetorin e Çlirimit të vendit.

 Në Shkodër  80-vjetori i Çlirimit nuk ka kaluar pa simbolet komuniste në Shkodër.

Ashtu si edhe vitet kaluara idhtarët e Partisë Komuniste vendosën yllin si simbol të luftës nacional çlirimtare pranë Varrezave të Dëshmorëve. Gjon Bruçi, komunist tha se kishte kritika organzatorëve që nuk permendin emrin e Enver Hoxhes.

 “Të përmendësh luftën dhe të mos përmendësh Partinë Komuniste dhe shokun Enver hoxha, do të thotë të mos jesh këtu”, tha ai.

Bruçi u shpreh se ishin komunistët që sollën lirinë në vend dhe se në këto 34 vite Shqipërisë sipas tij është e pushtuar. I vetmi moment kur Shqipëria kishte liri e Pavarësi sipas Bruçit është gjatë periudhës të diktaturës komuniste.

“Sot është më keq sesa kjo vranësi që është sot”, tha ai.
I pyetur se nga kush jemi të pushtuar, ai u përgjigj: “Nga vetvetja, nga imperialistët amerikanë, nga imperialistët evropianë, nga Turqia

Ne ceremonine përkujtimore morën pjesë autoritetet vendore të Shkodrës dhe shoqatat e veteraneve të Luftës Nacional Çlirimtare.

Në Vlorë  u vendosen kurora me lule dhe nderuan 1032 dëshmorët, deputetët e PS, forcat e armatosura, drejtues lokalë dhe veteranët.

Në Fier deputetët e PS-së, drejtues lokalë dhe familjarë të dëshmorëve bënë homazhe në nder të 550 deshmorëve që dhanë jetën për atdheun

Në Lushnje duke sfiduar shiun veteranë, qytetarë, zyrtarë lokalë dhe deputetë nderuan kujtimin e dëshmorëve në Lushnje.

Në Lezhë - 80-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashist u përkujtua dhe në Lezhë. Veteranë, familjarët e dëshmoreve dhe përfaqësues të institucioneve kryen homazhe pranë varrezave të dëshmoreve.

Ceremonitë për 80-vjetorin e Çlirimit u zhvilluan të koordinuara, në orën 10:00 të 29 nentorit çdo qytet të vendit. Morën pjesë vetem socialsitet ne pushtet, ndersa opozita e kremton Diten e Çlirimit me 28 Nentor. Pjesëmarrja e qytetarëve ishte e ulët për shkak të motit me shi dhe erë.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/11/2024 04:12

    /E SAKT/,edhe une /qeverisja/ dikur shtepi kukullash,megjithese nuk ishte shtepi e vertete,por ama e /qeverisja/ si shtepi te vertete.Keshtu dhe Mustafa Kruja /qeveriste/ /Shqiperine e Madhe/krijuar nga pushtuesit per te genjyer e bere per vete dele si ju,se e dinin qe e kishit dhe e keni pike te dobet.Dhe sa per yllin per te ciln luftonin e i referoheshin komunistet,mund te ishte gjetur nje simbol tjeter e nje grup tjeter qe te bashkonte e te nxiste popullin te luftonte,po kush mund te frymezonte,kapitalistet qe ishin gati inekzistent ne nivele punishtesh e manifakturash,apo bejleret qe nuk investonin nje cent te hapnin nje shkolle fillore,nje spital,nje muzeum,nje teater,nje rruge,nje mini HCL,ne nje vend kur gati 90 % e popullsise ishin e varfer e analfabete?!Komunistet vinin nga klase e mesme nje pjese e mire e donin ndryshim dhe ishin te vetmit qe ishin te afte te benin propagande e te benin popullin pervete,po keshtu dhe aleatet perendimore qe i perkrahen e i ndihmuan.

    Përgjigju
    • E sakt: 30/11/2024 21:22

      @iris.ti shkruan:per te genjyer dele si ju.kam nje pytje te sinqert:po ti nuk beson qe rreth kufirit shteteror te shqiperis nga te tera anet qe flitet shqip popullsia atje nuk esht shqiptare?

  • E sakt: 29/11/2024 17:25

    Mustafa kruja qewerisi shqiprin e madhe kurse komunistet luftonin per yllin sllav te stalinit.dhe fakti tregoj 45 vjet diktatur dhe varferi.

    Përgjigju
  • PASARDHËS I LUFTËTARIT PËR ÇLIRIM NË LUFTËN AN.NAC.ÇLIRIMTARE: 29/11/2024 15:28

    Të LUMTË GOJA O GJON. SPT NË SHQIPËRI HIPOKRIZIA MË E MADHE ËSHTË NGA VAJTIA TEK TË RËNËT E RANEGATËVE.NGRITIA E BUSTIT TË FASHISTIT MUSTAFA M... NË QYTETIN E KRUJËS ËSHTË NJË TURPËRIM I MADH PËR TË RËNËT.LAVDI DËSHMORËVE DHE KOMANDANTIT TË TYRE.

    Përgjigju
  • Emigranti: 29/11/2024 14:27

    I ngritet bust Mustafa krujes nje tradhetari qe u vu ne sherbim te nazifashizmit Dhe nuk kejohet te perkujtohen ata qe luftuan dhe udhehoqen luften Vetem ne shqiperi ndodh Lavdi atyre qe luftuan per clirimin e vendit Posht tradhetia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?