Kryedemokrati Lulzim Basha ka përkujtuar 29-vjetorin e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha, që shënon edhe fundin e rrëzimit të diktaturës. Basha thotë se çdo shqiptar, si 29 vite më parë, edhe sot ka për qëllim ta bëjë Shqipërinë si Europa.
"20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit.
Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit.
20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa", shkruan Basha.
Lajmi kryesor: