3 vajza italiane kanë vjedhur një byzylyk me diamante në një argjendari të Vlorës. Ato kanë hyrë së bashku në argjendari dhe teksa provojnë disa byzylykë në një moment dy prej tyre hutojnë shitësen dhe vajza tjetër e fut në xhep një nga byzylykët.
Vlera e byzylykut me diamante ishte tejet e lartë dhe u zbulua vetëm pas ikjes së tyre nga dyqani. Pas vjedhjes pronari i dyqanit e ka denoncuar në polici ku është bërë e mundur dhe identifikimi i 3 italianeve.
Ato u kapën teksa po largoheshin nga porti i Vlorës, ku janë ndaluar në terminal ndërsa pas marrjes në pyetje pranuan autorësinë e vjedhjes.
3 vajzat kishin mbërritur në Vlorë para disa ditësh, ndërsa do të përballen me akuzën e vjedhjes.
.....ja pa nje here dhija deles
PërgjigjuItalianet i kemi vellezer. Hajdutet e tyre i duam sa hajdutet tane.
PërgjigjuBudallaqet sikur nuk shofin qe ketu ka telecamera edhe ne hale, hajt kujdes per here te tjera, duhet te falen sepse jemi ne borxhe me vjedhje me Italin,shendet
PërgjigjuHe...kjo eshte lajme..se qe vjedhin,mashtrojne shqiptaret kjo kurr nuk ka qene lajme..
Përgjigju