Të gjithëve na ndodh që në disa ditë të caktuara të ndihemi të ngarkuar në punë apo në shtëpi.
Por duke ndjekur këto këshilla praktike do t'ju bëjnë të keni një organizim më të mirë të situatave dhje ditëve.
Shkruaj qëllime të përditshme apo të përjavshme
Si fillim, nisni të planifikoni javën tuaj ditë pas dite, kështu do të dini paraprakisht se çfarë do ju duhet të bëni pastaj. Kjo ju rrit produktivitetin dhe ju jep mundësi për të qenë më të qartë se çfarë doni të arrini.
Fillo dil me shoqërinë dhe në ato çaste mos mendo për përgjegjësitë
Së dyti, zgjidhni nga një person për secilën ditë të javës me të cilin do të qëndroni. Kjo ju ndihmon të mbani kontakte me njerëz të cilët i doni pavarësisht se sa i zënë mund të jeni.
Bëji qejfin vetes
Së treti, ndani kohë nga çdo ditë e juaja për të bërë diçka për veten. Nuk ka rëndësi nëse merrni të lexoni, të ecni apo të bëni ushtrime fizike, por zgjedhja e një aktiviteti për secilën ditë të javës ju ndihmon të jini në kontakt me veten.