Lifestyle

3 lloje çantash që mund t'ju dëmtojnë shpinën dhe si t'i vendosni ato në mënyrë të sigurt

13 Maj 2021, 18:16| Përditesimi: 13 Maj 2021, 18:19

  • Share

Çantat janë padyshim pjesë e veshjes së çdo gruaja dhe modeli i tyre orientohet nga tendencat e më të fundit të modës. Por të qenit më stil, mund të çojë në probleme shëndetësorë. Shumë të rritur ankohen për dhimbje shpine dhe mënyra se si i mbajmë çantat mund ta përkeqësojë ndjeshëm këtë problem. Ndaj ja disa këshilla sipas "Bright Side" se si duhet ta mbani çantën që të mos ju dëmtojë shpinën dhe shpatullat.

Çanta që mbahet në parakrah

Kjo mënyrë e të mbajturit të çantës është shumë e zakonshme, por dukje qenë se qëndron shumë larg trupit, ushtron presion në qafë dhe në shpatull.  Për të lehtësuar dhimbjen e qafës dhe shpatullave, çanta duhet të mbahet nën sqetull.

Çanta e krahut

Kjo çantë ka zakonisht një rrip të gjatë dhe kjo bën që çanta të qëndrojë shumë poshtë, gjë që mund të çojë në dhimbje të sipërme të shpinës dhe qafës. Për të shmangur këtë, mbajeni çantën sa më lart dhe ndërroni krahun për të ulur presionin.

 

Çanta e shpinës

Një çantë shpine është më e mira për t'u përdorur në mënyrë që të shmangni dhimbjen e shpinës, por në shumë raste ajo mbahet vetëm me njërin rrip. Kjo mund të çojë në dëmtime afatgjate të shpinës. Ndaj zgjidhni veçantë me rripa të gjerë dhe mbajeni gjithmonë të vendosur nën të dy supet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?