KIEV- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, edhe pse i vetëdijshëm për peshën e vogël të vendit në vendimmarrjet e mëdha globale të gjeopolitikës, mesazhin për liderët perëndimore në lidhje me Ukrainën e ka të qartë dhe të drejtpërdrejtë. Në 3-vjetorin e luftës në Ukrainë, kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një fjalim një samiti të mbledhur me liderët e BE që vizituan sot Kievin.
Në një kontrast me premtimet e përsëritura për ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe dëshirën për ta parë Kievin pjesë të BE-së dhe NATO-s, kryeministri shqiptar – ndonëse i mbështet këto objektiva – theksoi se ishte thelbësore të pranohej fakti që Rusia dhe SHBA po zhvillojnë bisedime në mënyrë të pavarur.
Edi Rama tha se liderët po silleshin sikur asgjë nuk kishte ndodhur, ndërkohë që me administratën e re në Shtëpinë e Bardhë shumë gjëra kishin ndryshuar.
“Unë mendoj se diçka e rëndësishme ka ndodhur siç e dini të gjithë dhe pyetja është se si do të mbështetet Ukraina në mënyrë efikase dhe sa shumë ne të gjithë së bashku, si Evropa si kontinent mund të jetë efikase në mbrojtjen e vetvetes dhe për të nxjerrë më të mirën nga diçka që po ndodh, një negociatë mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Unë nuk jam i sigurt që vetëm duke folur për rritjen e mbështetjes ushtarake dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake, ne e kuptojmë të gjithë çështjen. Ky është mendimi im modest. Ndoshta e kam gabim."
Në fjalën e tij në Samitin për Ukrainën, Rama tha se Kievi zyrtar po lihet mënjanë në disa bisedime, dhe rreziku është që t’i imponohet një zgjidhje e padrejtë.
“Ajo që bisedova me Volodymyr dhe për të cilën doja t’ju informoja, është se e gjithë Evropa si kontinent duhet të ketë një diplomaci, Britaninë e Madhe, Turqinë, sigurisht dhe Bashkimi Evropian të kenë një pozicion unik. Duke parë SHBA-të dhe Rusinë që diskutojnë për një marrëveshje dhe lënë veçantë Ukrainën dhe nga bisedimet mund t'i imponohet një rezultat i padrejtë.
Dhe një herë tjetër i bën thirrje të gjithë liderëve evropianë, nga Londra në Ankara, që zhvillimet në Uashington t’i kenë në vëmendje.
“Ne kemi qenë prej kohësh në autopilotin amerikan. Tani autopiloti po duket i fikur. Askush nuk e di për sa kohë dhe unë besoj se është koha për një reflektim më të thellë se çfarë do të bëjmë në lidhje me mbështetjen ushtarake apo shpenzimet ushtarake. Sigurisht që është shumë e nevojshme, por mund të mos jetë e mjaftueshme."
Në fund Rama garantoi edhe një herë mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe për çdo vendimmarrje që do të merret nga Evropa për të.
Komente

Nje tufe me sociopathe te gjithe jashte realitetit. Amane se mos ju a ve veshin njeri me. Meseleja e Ukraines ka mare fund me hir a me pahir, keta e mbajne me genjeshtra akoma e gjera te tipit : fluturon, fluturon, fluturon gomari!
PërgjigjuBoll o KryePsykoDebilMinister se u tremb Putini dhe Trmapi. Ik edhe futi ndonje vize me Zelen se ka malle te mire......
PërgjigjuKETIJ HAJDUTI,,,NUK DUHET LENE TE DALE NGA SHQIPERIA,,,,SEPSE PERDITE PO NA NXJERR BOJEN.,me mutersirat qe nxjerr nga goja,,njesoj si sali kerma,,,.KA IKUR KOMPLET NGA FIQIRI....I LUTEM SINQERISHT SPAKUT TA COJE EDI RAMEN TEK VELIAJ,,,I MUNGON SHUME....
PërgjigjuMbaj ore veten. Tregohu me modest kur jep një mendim. Qenke i çekuilibruar. Si mund të urdherosh arrestim njerëzish!