Bota

3 vite luftë në Ukrainë/ Von der Leyen në Kiev njofton paketën e re të ndihmës ushtarake prej 3.5 miliardë euro! Moska: Nuk ka asnjë shans për dialog me BE-në

24 Shkurt, 07:55| Përditesimi: 24 Shkurt, 18:02

  • Share

Europa, në përvjetorin e tretë të luftës në Ukrainë, premton të qëndrojë në krah të vendit. Dhe për ta bërë këtë, liderët e 13 vendeve do të mblidhen sot në Kiev në një kohë kur Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar qëndrimin e tyre sa i përket ekuilibrit të konfliktit mes dy vendeve.

Qëndrimi i presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen e cila ka mbërritur tanimë në Kiev është i qartë.

BE-ja "duhet të përshpejtojë dërgimin e municioneve dhe armëve" në Ukrainë dhe "ky do të jetë thelbi i punës sonë në javët e ardhshme, u shpreh Ursula von der Leyen gjatë udhëtimit të saj në Kiev.

"Ne do të rrisim sanksionet ndëshkuese kundër Rusisë, edhe nëse ajo tregon vullnet të vërtetë për të arritur një marrëveshje për një paqe të qëndrueshme. BE-ja ka përgatitur një paketë për sigurinë energjetike. Ukraina është Europë. Partneriteti ynë i ngushtë është në interesin tonë të përbashkët, theksoi presidentja e Komisionit Europian.

Gjatë fjalës së saj në Samitin Ndërkombëtar për Mbështetjen për Ukrainën në Kiev Von der Leyen njoftoi paketën e re të ndihmës ushtarake 3.5 miliardë eurosh që do të jepet në mars.

"Europa është këtu për të forcuar Ukrainën në këtë moment kritik", tha ajo.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nga ana tjetër kujtoi tre vjet "rezistencë" dhe "heroizëm".

"Tre vjet rezistencë. Tre vjet mirënjohje. Tre vjet heroizëm absolut të ukrainasve", shkroi Zelensky në një postim në rrjetet sociale teksa  falënderoi të gjithë aletaët që kanë qenë në krah të Ukrainës gjatë këtyre 3 viteve luftë.

 

Moska nuk beson se ka kushte për rifillimin e dialogut me Europën, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke shtuar se paketa e fundit e sanksioneve e miratuar nga BE kundër Rusisë ishte "plotësisht e parashikueshme".

"Ne ende nuk shohim asnjë kusht për rifillimin e dialogut me Evropën," u tha Peskov gazetarëve, pas lajmit se BE- kishte miratuar një tjetër sanksionesh ndaj Rusisë.

Ndërkohë ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, ka deklaruar se Rusia nuk dëshiron një armëpushim të menjëhershëm përgjatë vijës aktuale të frontit në Ukrainë për të diskutuar kushtet e paqes më vonë. 

"Moska do të pushojë armiqësitë kur të arrihen marrëveshje të pranueshme për të dyja palët", shtoi ai.

Që nga pushtimi i 24 shkurtit 2022, më shumë se 40,000 civilë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë gjatë konfliktit, me shumë prej vdekjeve të shkaktuara nga armët shpërthyese, sipas Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut. 

Ora 17:55
Ursula von der Leyen: Ukraina mund të anëtarësohet në BE edhe para vitit 2030

1740416526_170519692858f9661e6034a8383a.jpg

Ukraina është një "shembull i meritës, cilësisë dhe shpejtësisë" në procesin e reformave dhe "nëse vazhdon me këtë ritëm", anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian "mund të ndodhë edhe para vitit 2030". Kështu është shprehur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një vizite në Kiev.

"Jam thellësisht e impresionuar nga shpejtësia dhe cilësia me të cilën Ukraina po zbaton reformat dhe po ndërmerr të gjithë hapat e nevojshëm" për t'u bashkuar me BE-në, theksoi von der Leyen, duke lavdëruar vazhdimisht "punën e palodhur" të Kievit "ndërkohë që po lufton një luftë për mbijetesë" dhe "vullnetin e saj politik".

Ora 13:13
3 vite luftë në Ukrainë, BE miraton një tjetër paketë me sanksione ndaj Rusisë

1738313104_kajakallas.JPG

Foto: Kaja Kallas

Bashkimi Europian miratoi një tjetër paketë sanksionesh ndaj Rusisë. Lajmin e konfirmoi përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme Kaja Kallas e cila tha mëngjesin e kësaj të hëne se ministrat e jashtëm të BE-së miratuan paketën e 16 të sanksioneve ndaj Rusisë.

Javën e kaluar diplomatët europianë thanë se paketa e re e sanksioneve do të përfshinte ndalimin e importeve ruse të aluminit, shitjen e levave kontrolluesve të lojërave dhe një listë me 73 anije të asaj që cilësohet si flota hije e Rusisë.

Kallas e dha njoftimin e në ditën kur shënohen 3 vite nga nisja e luftës dhe agresioni rus në Ukrainë. Ajo thotë se BE tashmë ka miratuar masat më të gjera sanskionuese ndonjëherë duke dobësuar përpjekjet luftarake të Rusisë.

Ora 09:16
Sot 3 vite luftë në Ukrainë/ 10 milionë të larguar nga vendi dhe qindra mijëra viktima nga agresioni rus, mes tyre 669 fëmijë

Foto: Ushtar ukrainas

Sot shënohen 3 vite prej fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Që nga pushtimi i vitit 2022, Ukraina ka humbur kontrollin e rreth 11% të tokës së saj, sipas analizës së CNN të të dhënave nga Instituti për Studimin e Luftës, një monitorues i konflikteve me bazë në SHBA.

Kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022, presidenti rus Vladimir Putin priste të pushtonte të gjithë Ukrainën brenda pak ditësh, sipas Institutit për Studimin e Luftës. Ajo që ndodhi në vend të kësaj ishte tre vjet luftime intensive, falë kundërofensiveve të Ukrainës të armatosur me ndihmën që vinin nga aleatët e saj perëndimorë.

Miliona ukrainas janë zhvendosur

Miliona ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre, qoftë në pjesë të tjera të Ukrainës apo në vende të tjera, në vitet që kur Rusia filloi të pushtonte vendin dhe pas pushtimit.

Pak më shumë se 6.3 milionë refugjatë ukrainas jetojnë në Evropë, duke përfshirë rreth 1.2 milionë në Gjermani, gati 1 milionë në Poloni dhe 390,000 në Republikën Çeke, sipas të dhënave deri në fund të vitit 2024 nga agjencia e OKB-së për refugjatët .

Në Federatën Ruse jetonin 1.2 milionë refugjatë ukrainas, sipas vlerësimit të fundit të OKB-së që nga qershori 2024.

Mijëra civilë kanë vdekur

Më shumë se 40,000 civilë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë gjatë konfliktit, me shumë prej vdekjeve të shkaktuara nga armët shpërthyese, sipas Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut .

Të paktën gjysma e të vrarëve (6203) ishin burra të rritur dhe 669 ishin fëmijë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?