Bota

Sot 3 vite luftë në Ukrainë/ 10 milionë të larguar nga vendi dhe qindra mijëra viktima nga agresioni rus, mes tyre 669 fëmijë

24 Shkurt, 09:16| Përditesimi: 24 Shkurt, 09:28

  • Share

Foto: Ushtar ukrainas

Sot shënohen 3 vite prej fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Që nga pushtimi i vitit 2022, Ukraina ka humbur kontrollin e rreth 11% të tokës së saj, sipas analizës së CNN të të dhënave nga Instituti për Studimin e Luftës, një monitorues i konflikteve me bazë në SHBA.

Kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022, presidenti rus Vladimir Putin priste të pushtonte të gjithë Ukrainën brenda pak ditësh, sipas Institutit për Studimin e Luftës. Ajo që ndodhi në vend të kësaj ishte tre vjet luftime intensive, falë kundërofensiveve të Ukrainës të armatosur me ndihmën që vinin nga aleatët e saj perëndimorë.

Miliona ukrainas janë zhvendosur

Miliona ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre, qoftë në pjesë të tjera të Ukrainës apo në vende të tjera, në vitet që kur Rusia filloi të pushtonte vendin dhe pas pushtimit.

Pak më shumë se 6.3 milionë refugjatë ukrainas jetojnë në Evropë, duke përfshirë rreth 1.2 milionë në Gjermani, gati 1 milionë në Poloni dhe 390,000 në Republikën Çeke, sipas të dhënave deri në fund të vitit 2024 nga agjencia e OKB-së për refugjatët .

Në Federatën Ruse jetonin 1.2 milionë refugjatë ukrainas, sipas vlerësimit të fundit të OKB-së që nga qershori 2024.

Mijëra civilë kanë vdekur

Më shumë se 40,000 civilë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë gjatë konfliktit, me shumë prej vdekjeve të shkaktuara nga armët shpërthyese, sipas Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut .

Të paktën gjysma e të vrarëve (6203) ishin burra të rritur dhe 669 ishin fëmijë.


Lajmi kryesor:

3 vite luftë në Ukrainë/ Von der Leyen në Kiev njofton paketën e re të ndihmës ushtarake prej 3.5 miliardë euro! Moska: Nuk ka asnjë shans për dialog me BE-në


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?