3 vjet nga tërmeti tragjik, Berisha: Qeveria përgjegjëse, 51 persona humbën jetën në shtëpiat e shpallura të pabanueshme! Askush pas hekurave

26 Nëntor 2022, 12:12| Përditesimi: 26 Nëntor 2022, 14:09

  • Share

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar tre vjetorin e tërmetit tragjik, që la pas 51 viktima në vendin tonë. Në një komunikim në Facebook, Berisha u shprehu ngushëllimet të gjithë familjeve që kanë humbur të dashurit nga kjo tragjedi, ndërsa nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë.

Sipas Berishës, përgjegjësi për 51 viktimat është qeveria, e cila ndonëse ato pallate u shpallën të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit, nuk u mor asnjë masë për rikonsutruktimin e tyre, apo të sistemoheshin në banesa të tjera.

“Më dramatike, vdekjen e pafajshme të këtyre fëmijëve, grave dhe burrave, në Thumanë dhe Durrës, që dhanë shpirt nën rrënojat e shtëpive të tyre, e bën fakti se të gjithë ata, në rast se ky shtet dhe ky kryeministër, do kishte dëshmuar përgjegjësinë me minimale, do jetonin dhe do ishin të gjallë midis nesh sot. E them këtë, sepse të gjitha viktimat e Thumanës dhanë shpirt në rrënojat e pallateve të deklaruara të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit të atij viti, por babëzia dhe korrupsioni nuk lejoi që ata të largoheshin, të sistemoheshin në banesa të tjera dhe të mos mungonin sot”, tha Berisha.

Berisha u ndal edhe në procesin e rindërtimit, ku thotë se ka ende familje që jetojnë në çadër dhe shkak për këtë sipas tij është bërë sërish kryeministri Edi Rama, të cilin e akuzon se ka blerë zgjedhjet e 2021 me fondet e rindërtimit.

Ndërkohë, Berisha tha se ende nuk ka asnjë person pas hekurave për tërmetin, por gjykata e Durrësit shpalli të pafajshëm 4 persona, ndërsa tre të tjerë i dënuan me nga një vit burg.

“Ata pak njerëz që u arrestuan, në vend se të ishin të arrestuar dhe burgosur ministra, drejtorë, të jepte dorëheqjen rama, ata u liruan dhe u nxorën të pafajshëm në këtë përvjetor. Rama grabiti mandatin e tretë dhe vazhdon me një cinizëm duke përdorur pushtetin për të vjedhur dhe larguar shqiptarët”, tha Berisha.  

Një reagim pati edhe nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi që vuri theksin tek familjet që jetojnë ende në çadra, duke thënë se qeveria ka vjedhur fondet e emergjencës.

Sot shënohen 3 vite nga tërmeti tragjik që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit të vitit 2019. 51 persona humbën jetën, ndërsa mbetën të plagosur rreth 1 mijë qytetarë të tjerë. Shumë banorë në Durrës, Fushë-Krujë, Laç, Lezhë e Tiranë, mbetën pa strehë, ndërsa qeveria është ende në procesin e rindërtimit.

Ora 12:28
Partia e Lirisë për tërmetin e 26 nëntorit, Tedi Blushi: Qeveria ka vjedhur fondet e emergjencave, shumica e familjeve nuk janë strehuar

1669462398_autotediblushi1659962395.jpg

Partia e Lirisë kujton ngjarjen e tërmetit që ndodhi në 26 nëntor 2019 dhe sipas saj qeveria ka vjedhur fondet e emergjencës pasi ka ende familje të pastrehuara. Në  faqen e tij të facebook ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi duke sjellë në vëmendje 51 jetët e humbura që u shkaktuan nga tërmeti. Rikujtoi situatën pas tërmetit duke u ndalur  tek problemi që sipas tij qeveria ka vjedhur fondet e emergjencës, kjo pasi ka ende familje që nuk janë strehuar. 

Tedi Blushi ka falënderuar Kosovën për ndihmën ndaj shqiptarëve , por ka theksuar se qeveria ka vjedhur ndihmat e vendeve mike dhe sipas tij ka braktisur qytetarët në ditët e tyre më të këqija. Ai e ka përfunduar reagimin e tij në facebook duke thënë se gjërat duhet të ndryshojnë dhe kjo qevera nuk e meriton të jetë në pushtet.

“Tre vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, nderojmë sot kujtimin e 51 qytetarëve që humbën jetën dhe falenderojmë me mirënjohje Kosovën dhe të gjitha vendet mike e partnere për solidaritetin dhe ndihmat e pakursyera. Për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë sot ende ka familje që nuk janë futur në shtëpitë e tyre dhe janë braktisur nga shteti, ndërkohë që problematika të shumta janë vërejtur edhe me ndërtimet jo cilësore ku janë strehuar të tjerët. Një Qeveri që vjedh edhe fondet për emergjencat, ndihmat e vendeve mike, si dhe braktis qytetarët më në hall, nuk e meriton asnjë ditë të qëndrojë në detyrë!”, ka shkruar Blushi.

Ora 12:27
3 vjet nga tërmeti tragjik, Berisha: Ka ende familja që jetojnë në çadra, Rama vodhi zgjedhjet me fondet e rindërtimit

 

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ka ende familje që jetojnë në çadra ndonëse janë bërë tre vite nga tërmeti tragjik. Berisha thotë se fondet për rindërtimin janë keqpërdorur dhe akuzon kryeministrin Edi Rama se me to ka vjedhur zgjedhjet parlamentare të 2021.

“Sot, pas tre vitesh, problemi i fondeve të tërmetit është shndërruar në një nga mega-aferat më të mëdha të korrupsionit. Është e vërtetë që në Laç janë ndërtuar ndërtesa nga qeveria turke dhe jam mirënjohës, por në fakt qeveria i ka përdorur ndihmat për dy qëllime. Qëllimi i parë ka qenë të vjedhë, dhe në këtë kontekst, çdo ndërtim i bërë me fondet e taksapaguesve shqiptarë për tërmetin, ka kushtuar të paktën pesë herë më shtrenjtë se një ndërtim i bërë nga autoritetet turke apo donatorët e tjerë.

Së dyti, i përdori ato për të blerë votat në mënyrën më kriminale. Vetëm në muajin prill 2021, kjo qeveri shpërndau 91 milionë euro për tërmetin. Kurse në tre muajt e tërmetit, ajo shpërndau për militantët e saj, 160 milionë euro. Megjithatë duhet thënë se sot janë qindra e mijëra familje që jetojnë te të afërmit e tyre apo në kontejnerë. Histori korrupsioni, vjedhje dhe paaftësie dëshmoi ky tërmet”, tha Berisha.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 26/11/2022 14:28

    Po ti mre sale duhet te shkoje i pari ne burg ,or kriminel sepse ti me ligjet e tua e mbushe shqiperine me ndertimet pa leje o faqe zi ,qe mashtron gjithe diten me genjeshtrat e tua o hsjdut sa pasuri ke ti more fashist ku i gjete apo i trashegove si mona e ilirit se me demokracin tende rane malet dhe u ngrite halet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?