Partia e Lirisë kujton ngjarjen e tërmetit që ndodhi në 26 nëntor 2019 dhe sipas saj qeveria ka vjedhur fondet e emergjencës pasi ka ende familje të pastrehuara. Në faqen e tij të facebook ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi duke sjellë në vëmendje 51 jetët e humbura që u shkaktuan nga tërmeti. Rikujtoi situatën pas tërmetit duke u ndalur tek problemi që sipas tij qeveria ka vjedhur fondet e emergjencës, kjo pasi ka ende familje që nuk janë strehuar.
Tedi Blushi ka falënderuar Kosovën për ndihmën ndaj shqiptarëve , por ka theksuar se qeveria ka vjedhur ndihmat e vendeve mike dhe sipas tij ka braktisur qytetarët në ditët e tyre më të këqija. Ai e ka përfunduar reagimin e tij në facebook duke thënë se gjërat duhet të ndryshojnë dhe kjo qevera nuk e meriton të jetë në pushtet.
“Tre vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, nderojmë sot kujtimin e 51 qytetarëve që humbën jetën dhe falenderojmë me mirënjohje Kosovën dhe të gjitha vendet mike e partnere për solidaritetin dhe ndihmat e pakursyera. Për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë sot ende ka familje që nuk janë futur në shtëpitë e tyre dhe janë braktisur nga shteti, ndërkohë që problematika të shumta janë vërejtur edhe me ndërtimet jo cilësore ku janë strehuar të tjerët. Një Qeveri që vjedh edhe fondet për emergjencat, ndihmat e vendeve mike, si dhe braktis qytetarët më në hall, nuk e meriton asnjë ditë të qëndrojë në detyrë!”, ka shkruar Blushi.
Lajmi kryesor:
3 vjet nga tërmeti tragjik, Berisha: Qeveria përgjegjëse, 51 persona humbën jetën në shtëpiat e shpallura të pabanueshme! Askush pas hekurave
K.T./ReportTv.al