30 minuta dhe 'përmbytet' qendra e Beratit! UKB hap kapakët e pusetave për të tërhequr ujin (VIDEO)

5 Korrik 2020, 16:51| Përditesimi: 5 Korrik 2020, 16:57

  • Share

BERAT- Sa herë që bie shi, në Berat është e njëjta panoramë: Rrugë të përmbytura ku lartësia e ujit shkon në disa cm.

Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta shi! Aksi nga spitali deri në qendër të qytetit, një rrugë kjo e cila është në rikonstruksion e sipër, është përmbytur. Mësohet se pusetat nuk kanë bërë të mundur tërheqjen e ujit, të cilat kanë vërshuar në rrugicat e lagjes.

Për këtë arsye, Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime në Berat kanë hapur kapakët e pusetave për të tërhequr sa më shumë ujin.


Lajmi kryesor:

'Çmendet' moti/ Në Përmet bie breshër sa një kokërr kajsie, shkatërron pemët frutore! Përmbytje në Berat, shiu u prish fundjavën pushuesve në Vlorë


B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 05/07/2020 17:07

    I bllokoni kanalet me letra dhe shishe plastike,,s'do mend qe zihen pusetat,,populli keq,,,mos hidhni letra dhe shishe neper rruge mor ndyresira,,,si nuk merr vesh ky mizerje milet,,nuk e kuptoj,,,,kur shkojne ne itali--gjermani rrine si nuse as nje camcakez nuk hedhin ne toke....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?