Në shumë qytete të vendit ditën e sotme ka rënë shi duke harruar për disa orë temperaturat e nxehta, por në Përmet u duk sikur erdhi dimri.
Për disa minuta në Përmet ka rënë breshër sa një kokërr kajsie, si pasojë duke shkatërruar edhe pemët frutore të mbjella në 6 fshatra. Siç shihet në videot e sjella nga gazetari i Report Tv, Piro Nase, vendi është zbardhur nga breshëri, si të ishte mbuluar nga dëbora.
Ndërkohë në qytetin e e Beratit, si pasojë e shiut të dendur janë shkaktuar përmbytje në qendër të qytetit. Shkak janë bërë pusetat e bllokuara të cilat nuk kanë bërë të mundur tërheqjen e ujit, për këtë arsye, Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime në Berat kanë hapur kapakët e pusetave për të tërhequr sa më shumë ujin.
Nga ana tjetër, shiu u ka prishur pushimet turistëve edhe në Vlorë. Të detyruar për shkak të motit të keq, pushuesit i janë larguar bregdetit, duke shkaktuar kështu një trafik të rënduar në rrugën Orikum-Radhimë.
Breshëri që 'zbardhi' Përmetin
BERAT- Sa herë që bie shi, në Berat është e njëjta panoramë: Rrugë të përmbytura ku lartësia e ujit shkon në disa cm.
Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta shi! Aksi nga spitali deri në qendër të qytetit, një rrugë kjo e cila është në rikonstruksion e sipër, është përmbytur. Mësohet se pusetat nuk kanë bërë të mundur tërheqjen e ujit, të cilat kanë vërshuar në rrugicat e lagjes.
Për këtë arsye, Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime në Berat kanë hapur kapakët e pusetave për të tërhequr sa më shumë ujin.
Si çdo fundjavë në zonat turistike mbizotëron trafiku! Edhe këtë të dielë në rrugën Orikum-Radhimë është vënë re prezencë e madhe e automjeteve, pasi largohen nga plazhi.
Moti i keq dhe me reshje shiu ka bërë që sot turistët të largohen më herët se zakonisht.
Ndërkohë gazetari i Report TV, Armand Xhelili raporton se radhët kilometrike kanë nisur që në zbritje të Llogarasë.
Në këto zona ku edhe trafiku është i rënduar nuk vihet re prezencë e patrullave të policisë, që mund të bëjnë menaxhimin e trafikut.
Njerezit kerkojne dhe deshirojne te ikin nga vendi tyre se shteti shqiptar eshte kthyer ne shtet antisocial, antihuman prej 30 vjetesh. Klasa e degjeneruar dhe e korruptuar politike gjate ketyre 30 vjetesh ka instaluar padrejtesine,vrasjet,korrupsionin,vjedhjet e grabitjet dhe ketu ka rrenjet ku ushqehet piramida shteterore kryeminister,President,kryetar kuvendi,shef opozite pa dallim ngjyrash politike ne tere kete periudhe 30 vjecare. Vetem nje goditje e pameshirshme duke filluar nga pushtetaret aktuale kryesore te korruptuar e vrases(kryeminister, president dhe kryetar kuvendi) do te ngjallte shpresen reale se Shqiperia do behet. Nese do mbetet ne kuadrin e artikulimeve jo ky po ai,dhe do te goditen vartesit e ketyre tri figurave kryesore vrasesish e te korruptuarish ne Shqiperi do mbeten refugjatet e LINDJES Mesme qe po vijne me maune.....
Përgjigju