ITALI- Për Italinë, Bashkimi Europian është i paplotë nëse pjesë e saj nuk është Shqipëria, apo vendet e Ballkanit Perëndimor. Një deklaratë e tillë, iu tha në sy kryeministrit Edi Rama nga ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, gjatë pritjes që kishin organizuar në Këshillin Rajonal të Puglias për 30 vjetorin e eksodit të shqiptarëve drejt Italisë. Di Maio, theksoi se Europa “duhet të fillojë me vrull zgjerimin e saj” e ndërsa vuri në pah marrëdhënien e mirë mes dy vendeve.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama e ka quajtur Italinë fqinje “si engjëllin mbrojtës” të Shqipërisë, sipas së cilit nëse ajo nuk do të kishte qenë pranë saj, atëherë vendi ynë nuk do të ishte ky që është sot. Rama ka vlerësuar ndihmën e Italisë, veçanërisht gjatë tërmetit dhe pandemisë. Në fjalën e tij, Rama tha se Shqipëria nuk është më ajo e para 30 viteve dhe Italia për shqiptarët nuk është më një realitet i parë nga larg në Mediaset apo Rai, e sot ato nuk janë më dyshuarit e parë në rastin e një krimi.
Një moment i veçantë përtej fjalimeve që kishin një emërues të përbashkët, raportet e fqinjësisë së mirë, Rama u vlerësua me një çmim shumë të veçantë , “Rrënjët e Puglias”. Ky çmim është i veçantë, pasi siç theksoi se guvernatori i Puglias, Michele Emiliano, është hera e parë që i jepet një qytetari që nuk është nga Puglia. Kjo me motivacionin për ndihmën e dhënë për Puglian kur vendi ishte në momentin më të vështirë në luftën me COVID. Shqipëria dërgoi 10 mjekë dhe 20 infermierë, e për guvernatorin kjo nuk do të harrohet lehtë.
Kryeministri Edi Rama ndodhet prej ditës së djeshme në Itali, për të rikujtuar një nga momentet që është rrënjosur gjatë në mendjen e çdo shqiptari, por edhe të italianëve. Java e parë e marsit 1991 ka hyrë në memorien e shqiptarëve me një fjalë të vetme: Eksodi. Ajo kujtohet si java e largimit masiv të mijëra bashkëatdhetarëve. Jo vetëm në Durrës, nga ku u nisën dhjetëra anije e motopeshkatore, të tejmbushura me qytetarë të të gjitha moshave, por edhe në anën tjetër të Adriatikut janë gjendur të papërgatitur. Mediat italiane shkruajtën në atë kohë se në portet e Barit, Otrantos dhe Brindizit mbërritën brenda pak ditësh mbi 25 mijë shqiptarë.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në homazhet në përkujtimoren e vendosur në vendin ku humbi jetën shqiptari i madh Luigj Gurakuqi në Bari. Rama, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, ka vendosur një kurorë me lule në vendin përkujtimor.
Edi Rama ka marrë ditën e sotme një dhuratë shumë të veçantë nga një piktor, i cili ka qenë fans i tij që para se të bëhej kryeministër. Është një shqiponjë që qëndron mbi anijen me të cilën shqiptarët udhëtuan drejt Italisë 30 vite më parë. Ndërkohë, kryebashkiaku i Barit Antonio Decaro i dhuroi edhe ikonën e shenjtores Shën Nikolla.
Kryeministri Edi Rama është pritur sot nga kryebashkiaku i Barit, Antonio Decaro, vizitë kjo për të përkujtuar 30-vjetorin nga eksodit më i madh shqiptar drejt Italisë.
Rama tha se tani më mes 2 vendeve nuk ka kufij fizikë e mendorë.
“Vazhdoj të dyshoj nëse e meritoj të gjithë këtë, por nuk mundem të mos shpreh mirënjohjen time dhe t’ju falënderoj nga zemra që na rezervuat këtë mikpritje që do të mbetet në kujtesë në një çast të rëndësishëm kujtimesh dhe reflektimesh mbi 30 vjet histori të përbashkët, e cila ka filluar këtu në brigjet e Italisë, si edhe të Puglias në mënyrë të veçantë ku për herë të parë ju desh të shihnit të tjerë që vinit në drejtim tuaj, kur më parë ishit ju që iknit në vendet e tjera. Ajo që është e sigurt është se sa më shumë kanë kaluar vitet aq edhe sasia e gjërave të mira dhe të vlefshme dhe që janë të denja për respekt është shtuar. Ajo e gjërave jo të bukura është pakësuar dhe tashmë i përket historisë, që na ka vënë në vështirësi edhe në siklet si shqiptar që u pamë në atë kohë nga italia si “të dyshimtë”, ndërsa pjesa tjetër, na dha dorën dhe na shoqëroi në këtë rrugëtim të ri dhe sigurisht shumë të vështirë për njerëz që dilnin nga një ferr dhe nga një izolim të pabesueshëm, ne kemi qenë një rast unik në botën komuniste dhe ne ishin Korea e Veriut të Europës, se refuzonim demokracinë dhe kapitalizmit, si dhe të diktaturës së butë të parë nga Tirana në atë epokë dhe të komunizmit që nuk ishte trazigjent, pasi kemi jetuar në atë situatë njerëzit nuk ishin të gatshëm, nuk ndiheshin mirë me realitetin e vetë dhe vështirësitë dhe rregullat që kishte. Ne mundemi që të shkojmë përtej, duke u përpjekur që të bashkojmë frymën tonë sepse nuk ka më as kufij fizikë e mendor, janë gjithnjë e më të shumtë italianët që vijnë në Shqipëri dhe ne jemi të interesuar që të bëhemi pjesë e së ardhmes të përbashkët, dhe të së tashmes. Besoj që duhet të kemi guximin dhe kurajon që të ecim më tej dhe kemi një potencial të madh të krijimit të strukturave të përbashkëta të universiteteve që shumë mirë mund të ngrihen në Shqipëri, është një ëndërr e vjetër që Universiteti i Vlorë të shndërrohet në një sistem të universitet publik italian, do ishte fantastike nëse njëra prej këtyre universiteteve të ishte në Vlorë me dyer të hapura për studentë shqiptarë dhe italian dhe me një diplomë universitare të vlefshme me atë që merret në Puglia. Ideja e tij për ta çuar një projekt të përbashkët të Telemjekësisë është një ide që po trupëzohet dhe do jetë një zhvillim i rëndësishëm kur e gjithë ky ndërveprim do të kryhet, do të zbatohet në përditshmëri. Sigurisht duhet të ndihemi në siklet që ideja e ujësjellësit mes jugut dhe Puglias është më e vjetër sesa edhe ne që jemi këtu, një ide që tashmë, po mbush 100 vjet dhe ende nuk është vënë në zbatim, por kjo është një ide e madhe për të lidhur 2 brigjet e detit që do të sillte ujë në këtë rajon dhe që me siguri do të ishte një lidhje shumë e rëndësishme jo vetëm për ujin, por edhe për të ardhmen e komuniteteve tona, mendoj se duhet t’i japim një shtysë më tej, nuk është një ide që kushton pak, por edhe jo aq shumë, se do ishte një ndihmë e rëndësishme për këtë rajon që e dimë që ka një sistem ujor ndër më ekselentët në Europë. Shqipëria prodhon pothuajse 100% energji të gjelbër, por kemi filluar të investojmë në energjinë diellore, është edhe më e lehtë të përfytyrojmë ujësjellësin apo kabllot në të njëjtën vepër. Unë jam shumë i nderuar”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka treguar një histori reale, duke thënë se sa i ndryshëm është imazhi që disa vende kanë për Shqipërinë krahasuar e realitetin ku vendi ndodhet sot.
“Më parë mora një mesazh nga përgjegjësi i zonës VIP në Tiranë dhe mendova mos kishte ndonjë bombë apo aeroport se s’kisha folur kurrë me atë, dhe ai më thotë, ‘kemi një situatë të jashtëzakonshme, nuk e kemi parë më parë është një VIP që nuk do të hyjë në Tiranë’. Unë i them nuk do të hyjë apo të niset nga Tiranë, më thotë ‘një që refuzon që të hyjë në Tiranë se do të shoqërohet njerëz të armatosur. Për korrektesë nuk e them se kush është, një mysliman i së majtës, nuk do duhej një koncept paraprak me paragjykime kaq të mëdha. Dhe i them që a janë aty shërbimet që shoqërojnë VIP-at, janë të armatosur, por zotëria nuk e quan pistoletën një armë të mjaftueshme për t’u mbrojtur, i thoni nuk është një shërbim që të futet në kandahar, nuk ndodhet në Rripin e Gazës. Pasi u fut në Tiranë, të nesërmen më thotë, duhet t’ju kërkoj një falje shumë të madhe, më thotë kam udhëtuar shumë, Shqipëria nuk është ashtu siç e prisja, i thashë mos u shqetësoni, se perceptimi është më shumë ndryshe nga realiteti. Ai më tha që bëra një xhiro në Tiranë dhe nuk pashë asnjë grua të mbuluar, dhe i thashë po, se nuk ka gra të mbuluara në Shqipëri ka vajza myslimanë që vënë shami, por jo të mbuluara e pastaj më thotë shkova në Ministrinë e Brendshme dhe flisnin anglisht dhe i thashë ‘lëreni këtë se nëse jeni i befasuar deri në këtë pikë, gjithçka do ketë surprizë, ndoshta s’do e përfytyronit që do gjenit një kryeministër kaq të gjatë”. Kur shkoi në vendin e tij, ai nuk tha gjëra të shëmtuara dhe unë i kalova një mesazh nëpërmjet ambasadorit që “ju nuk thatë asgjë të mirë për vendin”, dhe ai përgjigjet “më përshëndesni kryeministrin e madh që siç është inteligjent do e kuptoj, kjo është politika”, tha Rama.
Në një fjalim të gjatë në Këshillin Rajonal të Puglias, kryeministri Edi Rama ka përshkruar marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Italisë, duke vënë në pah se si ky raport ka ndryshuar, në ndryshim me 30 vite më parë. Ai thekson se Italia ka një kontribut shumë të madh në krijimin e Shqipërisë, e ndërsa e cilsoi Italinë “si engjëll mbrojtës”.
“Nuk e di nëse e meritoj gjithë këtë, jam shumë i surpriza, nuk është ndoshta një fjalë të përshtatshme, është një mikëpritje e befasishme, nuk mund ta vija kravatën, zbrita nga avioni dhe gjithçka dukej si një film i bukur, prandaj faleminderit nga zemra. Meqenëse është traditë që kur merr një çmim duhet të flasësh, unë dua që t’i falënderoj të gjithë. Kur pashë ato pamje që u shfaqen, mendoj se është e pabesueshme që ata njerëz ishim ne, jo ne shqiptarët, por shqiptarët që jetojnë në ditët e sotme, sepse duket një histori që ka ndodhur mijëra vjet më parë, por në 30 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra, edhe sepse ne vinim nga tepër lart dhe ndryshimet në Shqipëri kanë qenë të pabesueshme, të jashtëzakonshme, por ajo që i bën të pabesueshëm, është ndryshimi për shqiptarët që mbërritën nëpër ato anije dhe janë pjesë përbërëse e kësaj shoqërie, janë gati gjysmë milioni dhe gati 50 mijë që kanë një ndërmarrje të vogël dhe mijëra studentë nuk shihen më nga askush si njerëz të dyshimtë. Mbaj mend që për ne, Italia ishte një ëndërr, unë kam pasur një gjyshe katolike që më ka mësuar këtë gjuhë, që më thoshte shqipja e të parëve tu. Italishjtja e të kaltërtve tanë. Italia ishte ekrani i vogël i Rait, n atë kohë nuk mund të kapnim Rain në Tiranë se ishin zhurmues, ne ishim shumë të lumtur kur shkonim te gjyshja me pushime, jo vetëm për detin, por edhe për të parë Rai, ne iknim nga plazhi që të shihnim lajmet në TV, ishte njësoj si të shihnim si kinema, nuk di se çfarë kuptonim, e më pas ndodhi kjo situatë ballafaqimi me realitetin e Italisë dhe sigurisht nuk ishte ajo që ne kishim parë në ekran, aq më pak edhe në ekranin e MediaSet, se ishte një realitet i përbërë nga shumë gjëra, në atë kohë ne vuanim idenë që na shihnin si të dyshimtë. Një gazetar përballë telekamerës, ishte aty ku kishte ndodhur vrasja dhe ai thotë :”nuk ka gjurmë të vrasësit, por dyshohej se ishte shqiptarë”. Tani më kjo bën pjesë në të kaluarën, ka ndodhur një mikpritje. Kur ndodhën piramidat financiare dhe vendi iu afrua buzës së greminës, s’kishte më shtet, rrugët ishin në duart e njerëzve që krijonin banda dhe Italia mbërriti me një operacion të madh ushtarak, por edhe me një ndihmë të drejtpërdrejtë. Romano Prodi ishte nismëtar, për të na ndihmuar, me shumë ndihma në të gjitha kuptimet, e më pas gjatë gjithë periudhës së rindërtimit, ka qenë engjëlli mbrojtës i Shqipërisë. Sigurisht edhe çasti i tmerrshëm i tërmetit, edhe ky qe një çast mbrojtjeje nga ana e Italisë që falë Luigit që u përfshi si të ishte Napoli që po digjej dhe jo një vend nga ana tjetër e detit, ishte e pabesueshme, nuk është retorikë kjo, por nuk është për të thënë gjëra që na pëlqejnë, por është e vërteta, të shihje djem e vajza që kishin mbërritur shumë atëherë kur kishte jetë për të shpëtuar nën gërmadhë, ishin jetë njerëzish të një vendi tjetër, ku ndoshta ata kishin mbërritur për herë të parë. Është bërë shumë në të gjitha fushat, unë mendoj që po të bëjmë një simulim që të heqin gjithçka ka bërë Italia për ne, Shqipëria do të ishte end në një pozicion të brishte nga sa jemi sot, ende nuk është pozicioni që duam nga ana e drejtësisë, ekonomisë, por është shumë më ndryshe nga sa ishte, por te heqim kontributin e Italisë, nuk do ishim në këtë pozicion. Në Itali vrasësi i zhdukur pa lënë gjurmë që me shumë të ngjarë do ishte shqiptar, shqiptari dyshim mbetet edhe sot, në ndonjë pjesë të Europës”, tha Rama.
Në fjalën tij guvernatori Michele Emiliano ka ktheyr në vëmendjen e të gjithëve momentet e para pas mbërritjes së emigrantëve të parë në Brindisi dhe ka vlerësuar mbi të gjitha kontributin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, në zhvillimin e vendit. Duke i dhënë atij çmimin Rrënja e Puglia-s, duke e quajtur me shkak edhe si një qytetar të Puglia-s me origjinë shqiptare.
"Rreziku me fjalët është ndonjëherë përdorimi i tepërt e tyre, mospërputhja e asaj që thuhet dhe asaj që behët. Por në këto 30 vite ne kemi arritur të mbajmë fjalën tonë. Atë ditë kur shqiptarët mbërritën , unë isha në prokuror në Brindisi. Rrugët ishin mbushur me njerëz të lumtur që kishin arritur në përfundim të një rrugë tejet të vështirë. Shihja qytetarë të Brindisit me ushqime në duar që u jepnin atyre që kishin nevojë, që kishin vetëdijen që çdo gjë ishte e drejtë. Në vizitën time të parë në Tiranë, me 20 karabinierë dhe eskortë vendase, Tirana dukej si vend I sapo dalë ngal lufta, dukeshin edhe gjurmët e traumës që kishin përjetëuar. Tanimë po të shohësh qendrën e Tiranës, sheshin Skënderbeu të ngjalle shumë emocion. Vetë këto 30 vite kryeministri Rama i cili e ka nisur çdo gjë si kryebashkiak ka ngjallur adhurim. Kryeministri Rama është nga ata njerëz që I ka treguar popullit se varfëria nuk mund të mposhtet nga shëmtimi I vendit. Kam ndjekur projektin e ngjyrave të Ramës që në kohën se nuk isha politikan. Rama e urren Retorikën, që tani e ndjej se ai do më thotë se po më bezdis Michelle, por unë e ndjej që duhen thënë këto gjëra. Të kam ndjerë gjithmonë afër, kur ke bërë atë që mund të bëje, duke na ndihmuar me popullin tënd gjatë pandemisë, kur ne u kapën në befasi kur na ndihmuat me mjekët. Për bashkëpunimet pas pandemisë dhe atë që ndodh më tej. Ti ndihesh dhe je puljez. Ti e ndje këtë rajon si pak të tjerë. Në bisedën që bëmë më parë e ndjejmë që t’i je pjesë e këtij komuniteti. Ky është një çmim që i jepet vetëm një qytetari të rajonit, por në këtë rast po bëjmë një përjashtim. Për të mbrojtur tokën time njëjtë si tokën. Ne mënyrë të veçantë po i japim një çmim një puljezi me origjinë shqiptare. , tha Emiliano .
Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio në fjalën e tij tha se BE nuk duhet ta quajë veten të bashkuar nëse Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten jashtë.
“Në ditët e para të atij viti, arritën Brrindin, pjesa më e madhe ishte në mëshirë të fatit, në një vend që e donin nëpërmjet TV dhe kishin mësuar gjuhën dhe kulturën dhe më pas në 8 hgusht zbarkimi i anjies Vlora dha pamje që ka episode shumë të madhe për Shqipërinë, por edhe për vendin tonë. Marr si shembull fjalët e Evis Malajt, që e përshkruan Shqipërinë “ishte vendi më i izoluar i vendit, i armatosur gjer në dhëmbë, një politike e brendshme shumë e shtypur, për ata nuk kishte zgjidhje tjetër veç se të linin vend, vetëm se kalimi i kufijve ishte i pamundur, Koha sot është më e drejtë dhe kemi një shembull të një miqësie më vëllazërorë, mendoj për mobilizimin italian kur vendi u godit nga tërmeti, e më pak kur mjekë dhe infermier arritën nga Shqipëria për të na ndihmuar për të përballuar COVID-in. Lidhja jonë që tashmë është e fortë e gjen mbështetjen dhe në NATO, nuk mund të mos quhemi të kënaqur, vetë Europa nuk e quan të bashkuar nëse qëndron jashtë Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, ne do angazhohemi që kjo gjë të ndodh sa më shpejt. Ftesa jonë është që të mos jenë ngurues dhe t’i hedhin poshtë paragjykimet e tyre. Duhet të fillojë me vrull zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor”, shprehet Di Maio.
kaq vemendje sa i japin ne itali ne shqiperi nuk ja japin per 365 dite. Prandaj mer yrysh dhe i lshon fjalet si lopa bajgat
PërgjigjuVazhdo te na ooshterosh perdite,,mor familje krimineli,,,mor kryeminister hajdut,,,se ta kemi per borxh,,;jeni ju politikanet e poshter dhe te degjeneruar te shqiperise qe e detyruat popullin tone te emigroje,,sepse nuk i dhate mireqenie ketu,,por e vodhet dhe po e vidhni papushim,,,,faji i vetem i ketij populli eshte qe del ne votime....///
PërgjigjuMe siguri Rama feston per faktin qe akoma pas 30 vjetesh ai me miqte e tij Berishen dhe Meten vazhdojne ti shperngulin shqiptaret nga atdheu.
PërgjigjuO e verteta .birishes alias berishes esht ti q..sh te 14mbedhjetat.se be kohen e ti u kthyen 40 vite mrapa. Apo harrove ca beri ne 97?nese e ke harruar ka ne YouTube akoma filmime. E mbaj mend kur edhe italianat na pyesnin te cuditur kur rierdhi ne pushtet. A esht berisha I 97 me pyeti nje karabinier Italian qe kishte sherbyer ne shqiperi ne ato vite.po I thash.kujtoja se ishit popull I zgjuar me tha.qenkam gabuar.
Berishës ti hash mu*in ti jo ta zësh në gojë. Në kohën e tij u kthyhem dhe hapëm ndonjë dyqan. Po ky motërgrisuri i gjatë na dëboi prapë. Na çoi për azil. Aty kanë ngelur b.lëpirsat që bëjnë selfi para kullave shumëkatëshe
Shqiperia ka kohe qe ka vdekur. Vendin e saj e ka zene Arnautistani, Tiranen e kane pushtuar dhe masakruar çeçeno-katundaret me gjak turku. Piji longun Italise Edo, kur 90% e kafsheve shqipfolese masturbohen me telenovela Anadolli
PërgjigjuCfare paradoksi dhe hipokrizie! Shqiptaret emigruan masivisht ne Itali prej keqqeverisjes komuniste, dhunes dhe gjendjes mizerabel ekonomike. Nje politike qe zbatohej dhe drejtohej nga klasa komumiste, ne te cilen Rama bente pjese. Sot perseri emigrojne prej neokomunizmit te ri. Dhe as qe u vjen turp fare. I keput fjalime si ne kafe dhe me nje gjuhe te shpelare. Zot i madh. Po presim me ankth ca prralle do shkruje Bollino se per punen e emigracionit nuk besoj qe pergjegjesi e Sales.
PërgjigjuPer mua, Eksodi masiv ka anen tragjike dhe komike! Tragjike sepse nuk do ta harroj kurr gjuatjet me shkelma,nga 29 vjecaret ushtaret e nderhyrjse se shpejt ( por jo nga Sampistat e 326) nga Anija Partizani,ne kantjerin e Durrsit,deri te qelia e burgut ne degen e puneve te brendeshme,ku e gjith aventura per te shkuar ne "token e premtuar" do te perfundonte me nje akuze,per tradhti ndaj Atdeut,dhe dezertim nga ushtria. Ne nje Qeli ishim 6 veta te gjith Ushtar,dhe gjat atyre diteve qe qendruam,me kujtohet se ishte nje i ri nga qyteti P.. i cili nuk pushonte se cari se do te na pushkatonin ?! Ana komike ishte se per te dal i pafajshem me kekoj Prokurori 20 kile mish vici (ishim ne kohe krize dyqanet ishin bosh),me ane te ndermjetesit Xhavit.G Kapterr nga fshati Koxhase ! -Qafsha Momen,Mondo mos meno qe Xhaviti i do per vete, por per me shkrujt ashtu si na intereson neve duhet me ja dhon.- I thuj qe ti konvertoj ne Lek 180 per 20 do i jap 3600 lek( isha ushtar prandaj u tregua i meshirshem me ate shum te vogel). Qe mos te zghatem shum dola ne gjyq ushtarak ku merrte pjes Komandanti i bazes se marines R. Bali dhe dola i pa fajshem.
PërgjigjuE meriton Edo. Na nderon kudo qe shkon vlla
PërgjigjuDhe eksodi vazhdon....
PërgjigjuEksodi do të ndalet kur të zhduket ky që e risolli