30-vjetori i FRESSH, Rama leksione të rinjve për politikën: Sensi i saj është liria! Ngjarje si ajo e 8 janarit, ku politikanët i kthehen të shkuarës, largojnë njerëzit nga politika

15 Janar 2022, 09:22| Përditesimi: 15 Janar 2022, 15:22

  • Share

Në 30-vjetorin e krijimit të Forumit Rinor Eurosocialist, kryeministri Edi Rama e përqendroi fjalën e tij në aktivitetin te Amfiteatri pikërisht te afrimi i të rinjve me politikën.

Rama tha se politika ka hyrë në fjalorin e fjalëve të pista në të gjithë botën, por u kujdes të shpjegonte gjatë domosdoshmërinë e saj në jetën e gjithsecilit prej nesh. Për Ramën, sensi i politikës është liria dhe ajo është mundësia e vetme për orientimin kolektiv.

Rama theksoi se është pikërisht kthimi i politikanëve tek e kaluara dhe që humbin busullën e së ardhmes që largojnë njerëzit nga politika, teksa përmendi ngjarjet e 6 janarit një vit më parë në Kapitol dhe protestën e dhunshme të Sali Berishës te PD.  Këtë të fundit Rama e konsideroi 'reality show me politikanë realë por të kthyer pas në kohë, nga mesjeta, me selinë e PD të kthyer në kështjellë'.

Duke pranuar të gjitha problematikat e politikës sot, Rama theksoi se pavarësisht kësaj, ajo mbetet e pazëvendësueshme për bashkëjetesën mes njerëzve dhe se pa të nuk do të ekzistonin kombet. Për këtë ai i ftoi të rinjtë që t'i bashkohen PS, për të ndërtuar një 'fidanishte të re politike'.

FRESSH është themeluar më 15 janar të vitit 1992 nga një grup të rinjsh studentë dhe gjimnazistë. Qëllimi i themelit të kësaj organizate ishte afrimi i Shqipërisë me mentalitetin dhe konceptin Europian të demokracisë, ndërsa drejtues të saj kanë qenë figura si Pandeli Majko e Ilir Meta.

Videoja e postuar nga Damian Gjiknuri

Videoja e plotë e Ramës

Ora 12:45
Rama batuta: FRESSH shkoi 30-vjeç, i ri ka mbetur vetëm Pandeli Majko, përpiqet Taulanti i shkretë, por nuk e arrin dot

Duke i bërë ftesë të rinjve të merren me politikë, Rama i tha sot atyre në aktivitetin për 30-vjetorin e krijimit të FRESSH që të shkojnë edhe përtej. Rama nuk i la batutat, teksa tha se FRESSH tashmë është 30-vjeç dhe se i ri ka mbetur vetëm Pandeli Majko, ndërsa përmendi edhe Ballën që 'përpiqet i shkreti, por nuk e arrin dot'.

"FRESSH nuk mbete më i ri, u bë 30-vjeç, i ri ka mbetur vetëm Pandeli Majko. Përpiqe Taulanti i shkretë, por nuk e arri dot që të jetë i ri pavarësisht që po shkon 50-vjeç. Unë dua që ju të shkoni përtej FRESSH. Kush do ta mbajë, le ta mbajë, kush ka oreks e ta hajë. Por ju duhet ët shkoni përtej traditës që të rinjtë i shikon si ushtarë të radhës, si figurantë në sfondet ku flasin kandidatët, si masë njerëzore që mbush sheshet", tha Rama.

Ora 12:30
30 vite nga krijimi i FRESSH, Rama: Politika e pazëvendësueshme për bashkëjetesën! S'duhet lënë monopol në duart e politikanëve

 

Në aktivitetin për 30-vjetorin e krijimit të FRESSH, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim ndryshe, duke treguar ndryshimin që ka koncepti i politikës me atë që njihet sot 'si një fjalë e urryer'. Rama e nisi shpjegimin e tij që me antikitetin, duke përmendur filozofë të njohur, teksa theksoi se sensi i politkës është liria. Sipas Ramës, këtë hendek mes njerëzve e politikës e zgjeron edhe më tej kthimi i politikanëve në të shkuarën, teksa përmendi edhe protestën e dhunshme të Sali Berishës më 8 janar.

"Politika fjalë e urryer për shumëkënd, e shkarravitur. Falë edhe një mundësie krejt të panjohur deri ca kohë më parë për njerëzimin, që kjo kohë ua dha njerëzve për t'u futu në rrjetet sociale, ku ata lënë spontanisht shkarravina, fjala politikë ka hyrë botërisht në grupin e fjalëve të pista. Edhe politikanët janë kthyer në kategori që është e mallkuar. Por politika është mundësia e vetme për orientim kolektiv që ne trashëgojmë nga historia e njerëzimit. Politika lidhet drejtpërdrejtë me kërkimin e të mirës, Platoni e përkufizonte si art mbretërorë. Fjalën politikë e dëgjoni si refuzim, për 'u marrë apo për të folur për politik. Por a është e vërtetë që politika është sinonim i pisllëkut? Fjala politikë vjen nga 'polis' në greqishten e vjetër ishte qytet-shteti. Siç do ishte njeriu pa shpirtin, ashtu do të ishe njerëzimi pa bashkësinë politike. Para se lindte politika, njerëzit nuk mund të jepnin e nuk mund ë merrnin nga njëri-tjetri. Politika përmbledh të tëra diskutimet mbi problemet që duhen zgjidhur e që kanë të bëjnë me një komunitet njerëzish. Politika është ajo që dallon njeriun nga gjallesat e tjera. Njeriu është e vetmja kafshë politike. Kush thotë nuk merrem me politikë, gënjen veten sepse nuk kupton që politika merret gjithsesi me të. Vendimet e politikës e prekin gjithsesi atë, veprimet e politikës e kushtëzojnë veprimtarinë e tij, politika ndërhyn pa marrë autorizim në jetën e gjithsecilit. Gabojmë kur e lidhim politikën me shfaqjen e saj në media apo rrjete sociale, dhe se të merresh me politik do të thotë doemos që ti je njëri prej tyre që sheh në media, apo fushatë. Pamja e politikës është qërruar si urë bashkëjetesës së qytetarëve me demokracinë. Kjo rënie e interesit me politikën përkon me periudhën e njerëzimit ku më shumë se më parë janë zgjeruar mundësitë për t'u përfshirë në të gjitha nivelet. Përkon me rritjen dramatike të nevojës së njerëzimit për politikën. Kemi hyrë në një kohë krizash zinxhirë. Zgjerimi i hapësirës mes njerëzve e politikës bëhet dhe më i frikshëm ku politikanët i kthehen të shkuarës dhe humbin busullën e të ardhmes. Kush do ta mendonte atë që pamë në 6 janarin e vitit të kaluar kur u sulmua tempulli i SHBA, apo ato që pamë më 8 janar te oborri i një partie politike që u kthye në sheshxhirimin e një reality shoë, me politikanë realë por të kthyer pas në kohë, nga mesjeta me selin e PD të kthyer në kështjellë. Gjëra të paimagjinueshme që po ndodhin në vendet të ndryshme gjithnjë e më shumë. Pavarësisht problematikës që është reale, politika mbetet e patjetërsuessme e pazëvendësueshme për bashkëjetesën mes njerëzve, për paqen dhe sigurinë. Të thuash sot që politika nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, rrezikon të shihesh si provokator, ose thjesht si politikan, dmth i pacipë. Politika nuk duhet lënë në duart e tjerëve si kopili në dyert e të tjerëve sepse ajo vendos për ty e vepron për ty për punë që janë dhe të tuat. Politikanët janë pjesë e politikës, por politika nuk duhet lënë të bëhet monopol  i tyre. Unë s'kisha ambicie politike dhe kur u vendos pluralizmi, u krijua PD , mua më mjaftoi liria e fituar dhe vazhdova punën time si artist. Pse u ngatërrova unë me politikën kur nuk kish ambicie të tilla? Sepse ishte politika shkaku i kufizimeve të tmerrshme të jetës sime si artist. Ça mund të bëja unë i vetëm kundër tyre? Unë nuk doja të merresha me politikë, doja të merresha me art por ja që politika merrej me mua, duke u marrë me artin tim. Vetëm duke ndryshuar politikën, bashkë me të tjerë, unë mund t'i hiqja qafe këto kufizime. Sensi i politikës është liria", tha Rama.

Ora 11:48
Ditmir Bushati në Kongresin e FRESSH-it: Të rinjtë të bëhen pjesë e politikës, vetëm kështu e bëjmë Shqipërinë vend evropian

 

I pranishëm në takimin e FRESSH, me rastin e 30 -vjetorit të forumit rinor të PS, ishte edhe ish-ministri Ditmir Bushati. Në fjalën e tij ai i bëri thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e politikës pasi sipas tij vetëm kështu do të bëhet Shqipëria vend evropian.

"Krizën e paprecedentë që po përjeton opozita duhet ta shohim si shqetësim por edhe mundësi për ta bërë PS-në si një mundësi për një kulturë të re politike.  Na duhet t'i përgjigjemi dilemës: a është më e thjeshtë të largohesh drejt Gjermanisë apo të bëhemi vend i vërtetë evropianë. për këtë na duhet jo vetëm të jemi partia e të rinjve por t'i bëjmë të rinjtë të flasin. Të ndërtojmë një ekonomi të dijes, duke e vendosur theksin te vlera që sjell shumica dhe jo të përfitimi i pakicës.  Talenti dhe profesionalizmi në politikë janë të rëndësishëm. Apeli im për ju sot është se nëse besoni te lodhja e përditshme e politikës dhe jo të indiferenca e saj mos ngurroni të bëheni pjesë e saj", tha ndër të tjera Bushati.

Ora 11:42
30-vjetori i krijimit të FRESSH, Balla: PS e hapur për të gjithë, nuk është partia  e bravave

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i pranishëm në Kongresin e FRESSH, i ka bërë thirrje të rinjve që t'i bashkohen PS. Duke iu referuar PD-së, Balla tha se PS nuk është partia e bravave, duke theksuar se është e hapur për këdo të ri që kërkon të bashkëpunojë për të mirë e vendit.

"Orientimi i FRESSH ishte i njëjtë me atë të studentëve të dhjetorit, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Ky u gdhend dhe në simbolin e FRESSH. Ishte një rreze dimi në ato kohë dimri ndërsa PS ishte përballë me regjimin 'non grata' të Sali Berishës. FRESSH nuk ishte vetëm organizata më e madhe politike në këto 30 vite për rininë shqiptare, luajti një rol të rëndësishëm brenda PS. FRESSH u bë pjesë e strukturës së PS në çdo qytet e fshat të Shqipërisë. PS mbetet partia më e hapur e mbështetëse ndaj të rinjve që shohin te ne të vetmen fuqi për transformimin e Shqipërisë. Thelbi i ftesës sonë është si 30 vite më parë, PS është hapur e gati të bashkëpunojë me çdo të ri e të re në të gjithë vendin e Diasporë. Gati t'i japim zë çdo iniciative që vjen nga çdo rrjet rinor. Shqipëria 2030, PS është gati të ndërveprojë me të rinjtë, PS nuk është partia e bravave", u shpreh ai.

Ora 11:22
30-vjetori i krijimit të FRSSH, Ministrja: Duhet të ngjizim një bashkim të ri që shkon përtej politikave përçarëse

Ministrja Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në Kongresin e FRSSH e vuri theksin te nevoja për politika bashkimi dhe përçarëse. Sipas Spiropalit, politika përçarëse i ka shkaktuar shumë dëme vendit, teksa shtoi se PS do t'ja shtri dorën të gjithë qytetarëve pa përjashtim, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Ajo nuk la pa përmendur as situatën ku ndodhet PD, në mes të luftës Berisha-Basha, duke e konsideruar qesharake.

"PS nuk është e keqja më e vogël, por e mira e vetme në skenën politike shqiptare. Kundërshtarë tanë formal, brava dhe shuli i kanë mbyllur Shqipërisë derën në fytyrë. Ata vuajnë humbjet e tyre të përsëritura, frikën nga drejtësia dhe sfilitjen nga lufta e brendshëm, kthyer në një skenë tallëse. Partia që lindi 31 vite më parë nga aspirata për lirinë, PD, ka sot Sali Berishën ofertë dhe kundërofertë produktin e tij politik. Jemi shumë të keqardhur që mbërritën deri këtu. Ne bëmë çmos t'i akomodojmë, që të gjejnë gjuhën, por caqet etike e morale që nuk i ruajtën me ne, sot po i shkelin dhunshëm edhe me njëri-tjetrin. Opozita jonë nuk janë ata mjeranë, por populli shqiptar. PS ka fituar garën me kundërshtarin politik, por e ka humbur me ambicien e saj politike sepse janë të pafundme. Ne duhet të ngjizim një bashkim të ri që shkon përtej politikave përçarëse, ne do ja shtrijmë dorën të gjithë qytetarëve pa përjashtim. Askush nuk duhet të përjashtohet pavarësisht se për kë voton ai apo familja e tij. Të dalim përtej këtyre dasive, sot që nuk ka një opozitë politike që tja vlejë investimin tuaj, politika e ndarjes ka bërë shumë dëm", tha ajo.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qobani: 15/01/2022 16:06

    Gruaja me kunor po i bajka ndihmë të madhe burrit,të gjithë dashnorët me ren nji nga nji po i shtika në zgjethë,në qdo brazë po thon ma pruftë Zoti edhe nji her me u ba njeri kurr më skam me shku në gra të huaja,po ju vjen shum randë zgjedha,mos i mundoni,mos ja nalni taxhinë,edhe kta jan shpirta

    Përgjigju
  • Alb: 15/01/2022 14:52

    Po shum mir ben qe i largon nga politika pse ca rolin kan shqiptaret vtm te hedhin voten te marrin pjes ne votime duhen dhe protesta qoft dhe te dhunshme sepse nje vend qe nuk eshte normal ne asnje sens nuk ka sesi te pretendoj per normalitet dhe protesta paqesore.

    Përgjigju
  • Freshi: 15/01/2022 12:38

    Po presh liken e quani fressh ju? Ai ishte i inflirtuari i berishes dhe gazidedes qe ne fillim e deri sot. Agushin dhe silikonen nxirreni jashte festimeve te fressh, mos njollosni shpirtin e paster te te rinjve atehere dhe sot. Ata te dy benin listat me kriminele kundrejte dollareve qe paguanin,qe te dilnin jashte si socialiste te fressh.

    Përgjigju
  • Nashka: 15/01/2022 10:00

    Po Vilma Bellon e ka marre Damiani?

    Përgjigju
  • Like: 15/01/2022 09:31

    Po like kokemadhi e injoranti do te marri pjese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?