Ministrja Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në Kongresin e FRSSH e vuri theksin te nevoja për politika bashkimi dhe përçarëse. Sipas Spiropalit, politika përçarëse i ka shkaktuar shumë dëme vendit, teksa shtoi se PS do t'ja shtri dorën të gjithë qytetarëve pa përjashtim, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Ajo nuk la pa përmendur as situatën ku ndodhet PD, në mes të luftës Berisha-Basha, duke e konsideruar qesharake.
"PS nuk është e keqja më e vogël, por e mira e vetme në skenën politike shqiptare. Kundërshtarë tanë formal, brava dhe shuli i kanë mbyllur Shqipërisë derën në fytyrë. Ata vuajnë humbjet e tyre të përsëritura, frikën nga drejtësia dhe sfilitjen nga lufta e brendshëm, kthyer në një skenë tallëse. Partia që lindi 31 vite më parë nga aspirata për lirinë, PD, ka sot Sali Berishën ofertë dhe kundërofertë produktin e tij politik. Jemi shumë të keqardhur që mbërritën deri këtu. Ne bëmë çmos t'i akomodojmë, që të gjejnë gjuhën, por caqet etike e morale që nuk i ruajtën me ne, sot po i shkelin dhunshëm edhe me njëri-tjetrin. Opozita jonë nuk janë ata mjeranë, por populli shqiptar. PS ka fituar garën me kundërshtarin politik, por e ka humbur me ambicien e saj politike sepse janë të pafundme. Ne duhet të ngjizim një bashkim të ri që shkon përtej politikave përçarëse, ne do ja shtrijmë dorën të gjithë qytetarëve pa përjashtim. Askush nuk duhet të përjashtohet pavarësisht se për kë voton ai apo familja e tij. Të dalim përtej këtyre dasive, sot që nuk ka një opozitë politike që tja vlejë investimin tuaj, politika e ndarjes ka bërë shumë dëm", tha ajo.
Lajmi kryesor:
30-vjetori i FRESSH, Rama leksione të rinjve për politikën: Sensi i saj është liria! Ngjarje si ajo e 8 janarit, ku politikanët i kthehen të shkuarës, largojnë njerëzit nga politika
//ReportTv.al