Në 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis SHBA dhe Shqipërisë, ambasada e SHBA në Tiranë ka zgjedhur të përshëndesë me mesazhin e ambasadorit të parë amerikan në vendin tonë, Rayerson.
Ai thotë se Shqipëria është në rrugën e duhur.
Mesazhi i plotë i ish-ambasadorit:
Teksa festojmë 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike është mirë të kujtojmë veprimet e ndërmarra nga zyra në të dyja vendet tona, tolat bënë atë të mundur. Ndërsa Shqipëria nisi të dilte nga makthi i saj kriminal i vetëizolimit stalinist, njerëz të guximshëm atje lëvizën për të bërë atë rilidhje të mundur. Po ashtu, në Shtete e Bashkua, zyrtarë të mençur në Departamentin e Shtetit dhe vende të tjera të administratës sonë, vendosën të lenë menjë anë dekada të tera fyerjesh të drejtuara ndaj nesh, dhe gjithashtu të shfrytëzonim hapësirën. Shërbimi shqiptarë i Zërit të Amerikës luajti një rol kritik, qoftë në përcjelljen e informacionit të saktë në Shqipëri, ashtu edhe në monitorimin e zhvillimeve atje dhe ndarjen e atij informacioni me Uashingtonin. Ekipi i përfaqësuesve të SHBA mbërriti në Tiranë përpara zgjedhjeve të para pluraliste, në mars 1991,. Unë mbërrita në prill, me qëllimin për të ndenjur një apo dy muaj, derisa stafi i përhershëm i Ambasadës të zgjidhej dhe të caktohej. Ditën e nesërme pas ardhjes sime, shkova për një takim kortezie në Ministrinë e Jashtme. Kur atje më thanë se nuk do të lejohesha të ndiqja seancën Parlamentare, unë protestova. Kur kjo nuk pati efekt, i thash bashkëbiseduesit tim se qeveria ime protestonte. Sërish, nuk pati efekt të menjëhershëm. Megjithatë, mëngjesin e nesërm, mora një telefonatë e cila më njoftonte se mund të merrja pjesë dhe mund të edhe përkthyes tim me vete, Arrita në përfundimin se aty ku mund të kishte ndopak rezistencë do ia vlente të shtyja për ta kapërcyer. Gjatë kohës sime, gjatë fillimit të kohës sime, teksa punonim në një dhomë hoteli, unë u bëra dëshmitarë i mirëpritjes së jashtëzakonshme që iu bë Sekretari Baker gjatë vizitës së tij në qershor të 1991-it. Edhe pse shërbeva deri në tetor 1994-ës, pas dhjetorit 1991 me titullin Ambasador, një nga momentet me domethënëse ndodhi gjatë vizitës së Beker. Teksa Sekretari po fliste, unë po qëndroja, siç duhej, pranë makinave të autokolonës, pas një polici të gjatë dhe të vrazhdë. Ndërsa Baker tha “Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne”, pash një lot të rrëshqas në faqen e atij polici. Shqiptarët, rreth 10% e popullatës së vendit, ishte atë ditë në sheshi Skënderbej për të përshëndetur ardhjen e tij. Ata treguan vetë se më në fund mund të mblidheshin për diçka të e cila besonin, në vend që të dilnin të urdhëruar nga autoritete vendase. Ndikimi politik i kësaj ishte mahnitës. Pati shumë ndryshim në Shqipëri gjatë tri vitesh e gjysmë të mia aty, pjesa më e madhe e të cilave por jo të gjitha, ishin për mirë. Katërqind vjet e pushtuar dhe gjysmë shekulli vetë-izolim duan shumë punë për t’u zhbërë, Demokracia, përfshitë dhe tonën, janë gjithnjë punë në zhvillim. Nuk pati kurrë një dyshim se të dyja vendet tona ndanë të njëjta shpresa për një Shqipëri të lirë dhe të përparuar, në paqe me fqinjët e saj. Në shumë biseda me figura politike në Tiranë, ishte e qartë se interesat e SHBA dhe Shqipëri nuk përplasen në asnjë pike. I kam ndjekur zhvillimet në Shqipëri prej daljes sime në pension dhe nga sa shoh vazhdoj të jem i bindur se Shqipëria është në rrugën e duhur. Pengesa, përfshirë dhe fatkeqësinë natyrore, është e pashmangshme që ndodhin. Po unë jam i sigurt se falë bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm e reciprok, ato do të kapërcehen. Uroj suksese të mëtejshme në rrugën e vështirë drejtë demokracisë. Mirë u dëgjofshim!
Lajmi kryesor:
30 vite nga rivendosja e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Kim: Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne! Basha: Bashkë që dekada e re të jetë e konsolidimit të demokracisë
K.T./ReportTv.al