300 firma për t'u shpallur minoritet, kryebashkiaku i Finiqit: Kërkojmë përfaqësi në instancat e larta shtetërore për gjuhën amtare dhe pronat

27 Qershor 2020, 18:58| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 20:27

  • Share

Drafti i Ministrisë së Brendshme për minoritetet është mirëpritur nga përfaqësuesit e minoritetit grek në Jugun e Shqipërisë. Kryetari i Bashkisë Finiq, njëherësh edhe kryetar i partisë MEGA, Kristo Kiço në një intervistë për Report Tv  për gazetarin Limos Didani shprehet se ligji është shumë i domosdoshëm dhe do t'i shërbejë minoritetit grek.

"Projektligji për ligjin e minoriteteve me aktet nënligjore besoj se edhe pse një veprim i vonuar 2017 besoj se është një zhvillim pozitiv i pjesës së përdorimit të gjuhës dhe tabelave të emërtimeve të rrugëve. Kemi marrë pjesë në këtë diskutim kemi bërë sugjerimet tona për minoritetin grek në veçanti", tha Kiço.

Nëse ky ligj shumë i debatuar do të miratohet nga parlamenti shqiptar, atëherë do të mjaftojnë firmat e 300 personave për t'u shpallur komunitet minoritar. Duket se ky është neni që favorizon më shumë pakicën greke.

"Një pikë shumë e nxehte është problemi i vetëdeklarimit. Ajo që kërkojmë si minoritet grek është respektimi i vetëvendosje së secilit të shprehi, thotë dhe marri të që i takon", tha Kiço.

 Kryebashkiaku i Finiqit thotë për Report Tv se minoriteti grek kërkon që të ketë përfaqësuesit e vet në institucionet e larta të shtetit, pasi kështu sipas tij zgjidhet problemi i pronave dhe gjuhës amtare.

"Nuk kemi qenë dakord me procesin duke sjelle pengesa me problemin e vetëdeklarimit një çështje arsimi në gjuhën amtare dhe problemi i njohjes së pronësisë në Shqipëri. Gjithashtu problematike pjesëmarrja në aparatin drejtues të shtetit atje në ato institucione ku merren vendime për minoritetin. Është bërë një diskutim i madh është hap pozitiv në Shqipëri problem ngelet zbatimi në praktikë", tha Kiço.

Kristaq Kiço rikthen në vëmendje edhe ngjarjen e një viti më parë kur u dëmtuan tabelat rrugore në Finiq.

"Indinjatën time me problemin e tabelave të cilat duke qenë detyrim i ligjit nga  ARRSH janë vendosur brenda ligjit. Ato sapo vihen fillojnë e fshihen nga elementë që nuk shprehin shumicën e kombit shqiptar. Kërkojmë nga ana e medias të tregojë kujdes të veçantë respekt ndaj gjuhës", tha kryebashkiaku i Finiqit.

Bashkia e Finiqit e përbërë prej 57 fshatrash, është bashkia më e madhe ku jeton minoriteti grek në Shqipëri.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ariu: 27/06/2020 23:33

    Ti do marresh nje te madh sa koka jote qe ke dal ne tv

    Përgjigju
  • Iris: 27/06/2020 23:25

    Tani duhet te kerkoni pse jo,dhe autonomine,kur shteti vjen me ide te tilla idiote,e keni bekimin e tij.

    Përgjigju
  • Gjirokaster: 27/06/2020 19:46

    Zgjidh njer problemet e çameris pronat dhe vendin ku e kan pastaj meru me tabela gjuha flitet ne vend te vet ne shqipri Shqip ne Greqi Greqisht ska dy gjuhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?