76-vjetori i masakrës ndaj Çamërisë, Idrizi kritika për draftin për minoritetet: Është tradhti! Kombësia jo si ndihesh, por siç je me fakte! (VIDEO)

27 Qershor 2020, 20:20| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 20:32

  • Share

Sot është përkujtuar 76-vjetori i masakrës ndaj çamëve, ku të pranishëm ishte edhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe përfaqësues të Shoqatës "Çamëria".

Lideri i PDIU Shpëtim Idrizi në një fjalim të mbajtur me rastin e gjenocidit të Çamërisë bëri kritika ndaj qeverisë në lidhje me këtë çështje shumë delikate.

"27 qershori është dita e njohur nga parlamenti si data e gjenocidit grek. Gjysma e vendit është jashtë Shqipërisë politike dhe jemi i vetmi vend në botë që rrethohemi nga shqiptarët e Gucisë, Maqedonisë, Greqisë, Tuzit e Plavës. Si është e mundur që pushtetarët tanë bëjnë të paditurin?! Si është e mundur të harrojnë konceptin e pakicave kombëtare dhe të nxjerrin Shqipërinë me 9 pakica?!Shqipëria doli me 9 minoritete, kurse Kosova ka 6. Shqipëria del me 9 pakica kombëtare, ndërsa ne kemi shqiptarë kudo përreth Shqipërisë. Qeveria vazhdon të bëjë gabime të mëdha. Ne vazhdojmë që të kërkojmë heqjen e ligjit të luftës. Kanë qenë dy zona minoritare në Shqipëri ajo e Dropullit dhe një në Finiq. Qeveria shqiptare ka luajtur mendsh. Heqja e konceptit 'zonë minoritare' është tradhti. Kombësia është jo si ndihesh, por siç je me fakte. Nëse është se si ndihesh, i bie që edhe tifozët e Gjermanisë qenkan gjermanë, të deklarojmë në census se jemi gjermanë dhe bëhemi pjesë e BE-së", tha Idrizi.

Ai shtoi se vetëm PDIU mbron kauzën çame dhe kombëtare, duke theksuar se Edi Rama e tradhtoi kauzën e madhe, për të cilën u betua fillimisht.

“Edi Rama tha më herët se do të bëjë për kauzën çame, por e tradhtoi. Ai tha ashtu sepse i duheshin votat e çamëve. PDIU ka qenë dhe mbetet me ata që duan Shqipërinë dhe shqiptarinë. Ky ishte një gjenocid i pashembullt në histori, kurse ne na ktheu në muhaxhir. Shpirtin e kemi në Çamëri. Ne nuk jemi muhaxhirë në histori, por ne jemi që në kohën e Homerit, të Pirros së Epirit, të Hasan Tahsinit, jemi me Mitrush Kutelin, me Ali Demin, Teme Sejkon etj. Mos e harroni Çamërinë se është gjaku ynë. Rroftë Shqipëria e bashkuar”, tha Idrizi në fjalën përmbyllëse.

Ditën e djeshme në një intervistë për Report TV, Shpëtim Idrizi tha se drafti për minoritet është një gabim dhe qeveria duhet të reflektojë.

Komento

Komente

  • Shqipe: 28/06/2020 04:49

    Kush e ka kete ligj ne evrope. Na thoni nje shtet dhe po bejeni. E ka Greqia!!! Tradhetare, te kombit ju vrate zoti ju vrafte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?