Një 33- vjeçar nga Frakulla e Vogël e Fierit është vetëvrarë në Hamburg të Gjermanisë.
Moskorrektesa e pagesës nga pronari, ka qenë shkaku sipas familjes që 33- vjecari, Dritan Lalaj, i ka dhënë fund jetës, trupi i të cilit u gjet në banesë nga policia në datën 1 tetor.
Familja Lalaj ka hapur dyert e mortit, ndërsa lajmin e hidhur babai i tij Fitim ( Gori) Lalaj, e mori ditën e sotme.
I shokuar për humbjen e djalit të vetëm, i moshuari tregon për Report Tv mes lotësh, se telefonatën e fundit me të birin e kish pasur tre ditë më parë ku i kishte treguar se pas tentativës për vetëvrasje dy javë më parë, është qetësuar duke i premtuar se nuk do ta përsërisë më.
Mes sëmundjes dhe skamjes së tejskajshme babai i 33- vjecarit apelon për ndihmë për ti kthyer trupin e djalit.
“Kam folur me të dhe më tha se bëjë më këtë veprim. Ai ishte ndihma më e madhe financiare, unë skam as pension asgjë. Kërkojmë ndihmë, Nuk kam pjestar të tjerë në familje, vetëm atë kisha”, tha ai.
Ndërkohë i afërmi Mezin Kacaku , pohon se për kthimin ë trupit duhen 25.000 euro, shumë për të cilën shqiptarët në Hamburg janë solidarizuar ta mbledhin shpejt, ndërsa thekson se edhe banorët e zonës do përpiqen të solidarizohen.
Lajmi kryesor:
Gjermani/ I riu shqiptar vetëvritet në banesë! Babai apel për ndihmë për kthimin e trupit në atdhe: Pronari nuk i jepte pagesën
S.B//ReportTv.al