33 vjetori i thelemimit të PD, ish-ministri i Bujqësisë për kaosin e shkaktuar nga deputetët e Berishës: Kanë humbur rrugën, për të mos u kthyer më

11 Dhjetor 2023, 17:39| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 17:40

  • Share

1702312184_pd.jpg

Rexhep Uka, një nga themeluesit e PD që ka mbajtur postin e ish-ministrit të Bujqësisë gjatë qeverisjes së Berishës, mbajti fjalën e tij gjatë takimit të organizuar nga Lulzim Basha në 33 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, përveç kritikave ndaj qeverisjes aktuale, për situatën ku ndodhet Shqipëria, ai foli edhe për gjendjen brenda PD-së, duke thumbuar edhe Sali Berishën i cili sipas tij kërkon të rishfaqë tezat si në kohën e komunizmit me rrezikun anglo-sakson.

“Në një vend ku parlamentarizmi funksionon, opozita është dora e fortë frenuese e qeverisë. Opozita vepron si duke vepruar ashtu edhe duke munguar. Kur dhuna pushton karriget e deleguara për fjalën e mençur, ata që i ke zgjedhur, i ke humbur për të mos i kthyer më. Kur e mësyn pushtetin vetëm me qëllimin e marrjes së tij pasi ke humbur kauzën, vërteton se nuk ke mundur të kthesh kulturën demokratike në edukatë.

Një qeveri nsë situatë të tillë me mungesë të qeverisë, mund të qeverisë gjatë por keq e më keq. Më groteskja se vetë opozita kërkon opozitën. Më thoni si t’ju emëroj? Kjo është më diabolikja. A realizuam premtimin “Eduam Shqipërinë si gjithë Europa”? Jemi droguar me politikën e mbrapshtë, çdo ditë prodhojmë mashtrim. Shoqëria është në polarizim të skajshëm.

Rinia shqiptare ka marrë rrugët e kurbetit kur duhet të ishte duke investuar potencialet këtu. Qytetarët kërkojnë të fitojë e të mbretërojë demokracia. Të shpëtojmë nga kjo specie socialiste që ka kapur pushtetin dhe ka kapluar të vobektin, sepse partitë i kanë kthyer në biznes politik.

PD sot, kjo ku ndodhemi në këtë tubim, duhet të dijë ta kthejë në përvojë kalvarin e këtyre viteve. Gjithnjë kemi qenë dhe jemi europian. Nuk duhet që për një agjendë personale të rikthejmë frikën e rrezikut anglo-sankson si në kohën e Enver Hoxhës”- u shpreh Uka.


Lajmi kryesor:

PD e ndarë në 33 vjetorin e themelimit, Basha mbush Pallatin e Kongreseve: Një pjesë e jona sillet rrugëve e frikësuar nga drejtësia! I bashkohet Bamir Topi


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?