PD e ndarë në 33 vjetorin e themelimit, Basha mbush Pallatin e Kongreseve: Një pjesë e jona sillet rrugëve e frikësuar nga drejtësia! I bashkohet Bamir Topi

11 Dhjetor 2023, 17:11| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 22:51

  • Share

Për të tretin vit radhazi, demokratët përkujtuan të ndarë ditën e themelimit, 11 dhjetorin e 1990 kur 33 vite më parë u krijua forca e parë opozitare. Në këtë ditë të shënuar, kreu i PD Lulzim Basha ka mbushur Pallatin e Kongreseve me demokratë ndërsa në ceremoni i janë bashkuar disa personalitete të PD.

Mes themeluesish, të rinjsh dhe ekipit drejtues, u vu re edhe prezenca e ish-presidenti Bamir Topi, ish zëvendëskryeminstri Rexhep Uka dhe e themeluesit të PD Preç Zogaj.

Mesazhin e parë zgjodhi atë se kujt i përket Partia Demokratike. Basha tha se përgjigjia më e mirë për t’u dhënë është “i takon Shqipërisë”.

“Para cdokujt që pyet: e kujt eshte partia demokratike? Partia Demokratike eshte e shqiperise", tha Basha.

Demokratëve të të gjitha palëve, zgjodhi t’i bëjë thirrjen e bashkimit: “Për të gjitha ata kontributore themelues të saj dhe çdo person që të djathtën shqiptare e ndjen familjen e tij politike, që për arsye të ndryshme në këto vitë nuk janë ndier në shtëpine tyre, bashkohuni me Partinë Demokratike të Shqipërisë,  Ejani jepni kontributin tuaj të çmuar ashtu sikurse e keni dhënë në vitet e para të pluralizmit dhe në këto 33 vite.”

Në fjalën e tij, referuar Berishës dhe deputetëve që e mbështesin, Basha u shpreh se ata po enden rrugëve të trembur nga dora e drejtësisë.

“E di se jemi zhgënjyer nga shumë për të cilët vetëm kemi dhënë, e di se një pjesë e jona sillet rrugëve e verbuar nga interesi personal, e trembur nga dora e drejtësisë. Sa më shumë bëjnë sikur janë kundërshtare, aq më të larta i qepin pazaret. Shqiptarët i kanë kuptuar. I kanë kuptuar se cdo gjë që bëjnë e kane per veten e tyre dhe asgje në interes të Shqipërisë.  Shqiptaret i njohin mire kush jane. Prandaj po I braktisin perdite e me shume.

Aksionin e nisur nga SPAK ndaj të korruptuarve, Basha tha se Pd e mbështet.

"Sot nga kjo sallë, dua të theksoj edhe njëherë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike per SPAK, të përgëzoj hetimet e saj ndaj krimit dhe pushtetarëve të korruptuar.  Shqiptarët mezi e kane pritur kete dite"!

Nëse në fillim të muajit salla e Pallatit të Kongreseve ishte bosh në 'Kuvendin familjar' të Sali Berishës që çdo ditë e më shumë braktiset, sot salla ishte e mbushur plot dhe u vu re një rrijte e mbështetjes ndaj kreut të PD. Por teksa kryedemokrati mbante fjalën e tij në Pallatin e Kongreseve, Berisha mblodhi të besuarit në një tjetër aktivitet për 33 vjetorin e Themelimit. Në takimin, që sërish grupi i Bardhit nuk iu bashkuan, kreu i Rithemelimit u shfaq sërish me të bijën në krah.

Ora 19:06
Basha mbushi Pallatin e Kongreseve me demokratë, Berisha e 'feston' 33 vjetorin e themelimit të PD me vajzën e tij Argitën dhe besnikët

Ashtu si në Kuvendin e Rithemelimit, që më shumë u cilësua si Kuvend familjar për shkak se Sali Berisha u braktis edhe nga Gazment Bardhi e deputetët e grupit të tij, edhe sot 33 vjetorin e Rithemelimit të PD, ish kryeministri e ka festuar me vajzën e tij, Argita Berishën. Bashkë me besnikët e tij të përhershëm Berishën sot e shoqëron edhe e bija, e cila u shfaq zyrtarisht në skenën politike në momentet më të vështira të babait që po përballet dhe me betejën me drejtësinë. Ndërkohë paralel u zhvillua dhe aktiviteti i organizuar nga kryedemokrati Lulzim Basha në Pallatin e Kongreseve ku u vu re se salla ishte e mbushur plot me demokratë dhe figura të rëndësishme të PD.

Ora 18:49
'Partia është e Shqipërisë', Basha u shtrin dorën demokratëve: Lista të hapura, vota e diasporës, vetingu i politikanëve, prioritet

Në aktivitetin e zhvilluar në Pallatin e Kongreseve në 33 vjetorin e themelimit të PD, kryedemokrati Lulzim Basha ka renditur prioritetet e tij, ndërsa nënvizoi se beson te një model ndryshe.

"Ne jemi këtu sepse besojmë tek një model ndryshe. Besojmë tek demokracia dhe politika normale në sherbim te njerezve. Prandaj kemi propozuar listat e hapura per zgjedhjet e ardhshme, që ju japin mundësi qytetarëve të zgjedhin vete kush do ti perfaqesoje.  Prandaj duam ti japim mundësinë diasporës shqiptare të votojësi një garanci e madhe për demokracinë shqiptare.  Prandaj kemi propozuar ne kuvend vetingun për politikanet, ne menyre qe te kalojme ne site te gjithe ata qe do tju perfaqesojne juve! Prandaj duam te zgjedhim presidentin nga populli, qe institucionet tona publike te mos behen vartëse te njeri-tjetrit ne kurrizin tuaj, Prandaj kemi hapur partine tone ne garen e brendshme per te afruar sa me shume të rinj, gra dhe intelektualëve.

Prandaj kemi vendosur tjua prezantojme 140 kandidatet tane per deputete nje 1 vit para zgjedhjeve! Sot besoj me shume se asnjehere që kjo politikë, politika që ndërton dhe nuk shkatërron, politika e ideve dhe jo politika e dhunës, është politika që i duhet Shqipërisë dhe shqiptareve. Dhe këtë do të bëjmë NE.  Ky është misioni i Partisë Demokatike të Shqipërisë për një Shqipëri të zhvillua, per një Shqipëri europiane.Ndaj me mirënjohjen me thelle per sakrificat, kurajon dhe qëndrueshmërinë e themeluesve të Partisë Demokratike. Me mirenjohjen me te thelle per te gjithe ata qe na kane besuar dhe na kane votuar nder vite. Me mirenjohjen me te thelle per te gjithë drejtuesit dhe drejtueset e degeve dhe strukturave tona, për të gjithë anëtarët e anëtaret e Partisë Demokratike dhe për të rejat dhe të rinjtë e mrekullueshëm demokratë,  Ju uroj te gjithëve: Gezuar 33 vjetorin", u shpreh më tej Basha.

Basha po ashtu u ka shtrirë dorën demokratëve të vijnë në PD dhe të japin kontributin e tyre.

"Në emrin tim, në emrin të gjithë anëtarëve të saj sot kam njëthirrje për të gjithë ata që në këto 33 vite janë larguar nga Partia Demokratike: Për të gjitha ata kontributore themelues të saj dhe cdo person qëtë djathtën shqiptare e ndjen familjen e tij politike, që për arsye të ndryshme në këto vitë nuk janë ndier në shtëpine tyre, bashkohuni me Partinë Demokratike të Shqipërisë, Ejani jepni kontributin tuaj të cmuar ashtu sikurse e keni dhënënë vitet e para të pluralizmit dhe në këto 33 vite. Partia Demokratike e Shqipërisë është partia e themeluesve tësaj, është partia e studentëve të dhjetorit, është partia e të përndjekurve dhe e pronarëve, është partia partia e njerezve të lirë eshte partia e vlerave euro-atlantike eshte partia e interesit kombetar te shqiptarëve. Partia demokratike është familja juaj ne ju mirepresim te gjitheve!"

Ora 18:42
Basha: PD mbështet hetimet e SPAK ndaj krimit dhe pushtetarëve të korruptuar! Askush s'është mbi ligjin

  

Në fjalën e tij në Pallatin e Kongreseve në 33 vjetorin e themelimit të PD kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se mbështet hetimet e SPAK ndaj pushtetarëve të korruptuar.

"Fatkeqësisht, as Shqipëria jonë nuk është sot aty ku duhet te ishte. Pas 33 viteteve pluralizëm, shumica e bashkeqytetareve tanë jetojnë në një gjendje të mjerueshme ekonomike. Krimi duket se pushtuar gjithe vendin. Korrupsioni ka arritur nivele të panjohura më parë. Integrimi europian i Shqipërisë ka 10 vite që ecën me hapin e breshkës.  Shqiptarët kanë lënë shtepitë dhe familjet e tyre dhe kanë emigruar si kurrë më parë.  Arsimi dhe shëndetësia jane ne degradim të plotë.  Përgjegjësi kryesor për këtë gjendje eshte Edi Rama dhe qeveria e tij.  Kjo qeveri nuk prodhon mirëqenie, dije, vende pune dhe siguri! Ajo prodhon vetem korrupsion, regres, arrogancë, drogë dhe krim. Prandaj SOT nga kjo sallë, dua të theksoj edhe njëherë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike per SPAK, të përgëzoj hetimet e saj ndaj krimit dhe pushtetarëve të korruptuar.  Shqiptarët mezi e kane pritur kete dite! Ata kane 33 vite që presin drejtësi të barabartë, një drejtësi ku askush nuk është mbi ligjin.  Sepse vetem keshtu mund te ngrejme shtetin e se drejtes dhe të forcojme demokracine në Shqipëri.  Sepse fatkeqësisht sistemi yne politik ka deshtuar.  Ketu tek ne, nje person i vetem, kryeministri, eshte mbi gjithcka. Sot, pushteti i tij eshte absolut. Ai vete zgjedh, vete vendos, vetë zbaton! Sot deputetët janë kukulla të Kryeministrit qe perdhosin Kuvendin e Shqiperise duke shkelur keshtu me kembe zgjedhesit e tyre, qytetaret shqiptare! Keshtu parlamenti ç'nderohet përditë, i teri ne dispozicion të interesave të Edi Ramës dhe klientëve të tij ekonomike", tha Basha.

Ora 18:30
Basha thumbon Bardhin dhe Berishën në 33 vjetorin e PD: Një pjesë e jona sillet rrugëve, të verbuar nga interesi personal dhe të frikësuar nga drejtësia

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në 33 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike foli edhe për deputetët e tjerë të cilët janë reshtuar krah Berishës e Bardhit, duke thënë se po enden rrugëve të trembur nga dora e drejtësisë.

Ndërsa sa i takon pyetjes se kujt i përket PD, Basha tha se përgjigjia më e mirë për t’u dhënë është “i takon Shqipërisë”.

“Jemi mbledhur për të kujtuar një ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët. Ata firmëtarë të parë të themelimit të PD, nuk përfaqësonin vetëm kurajon e tyre por aspiratën e një shoqërie të tërë, të të rinjve shqiptarë për liri e demokraci.

Për këtë arsye, PD është një nga ngjarjet më të bukura e domethënëse në historinë e popullit tonë. Askush nuk do mund ta bëjë pis ngjarjen e themelimit të partisë. Askush nuk do mundet ta fshijë sakrificën e themeluesve të saj.

E di që në këtë përvjetor nuk i kemi në krah të gjithë. Shumë nga njerëzit që punuan për partinë, nuk janë këtu me ne. E di se jemi zhgënjyer nga shumë për të cilët vetëm kemi dhënë, e di se një pjesë e jona sillet rrugëve e verbuar nga interesi personal, e trembur nga dora e drejtësisë. E di se sot shumë qytetarë pyesin e kujt është PD. PD është partia e shoqërisë shqiptare, e rinisë, e vlerave pluraliste.

Pesha e ngjarjeve që kemi përjetuar, ka lënë gjurmë tek ne. Ngjarje me ngarkesa dhe sfida të mëdha për të gjithë ne këtu, por në peshoren e kohës janë vetëm një çast. Ne e kemi bërë zgjidhjen tonë, kemi zgjedhur Shqipërinë. Ne deklarojmë këtu me kokën lartë, PD është e Shqipërisë, ndaj kujtdo që pyet “ e kujt është partia?”- tha Basha.

Ora 18:04
VIDEO/ Basha mbledh demokratët në Pallatin e Kongreseve, më shumë pjesëmarrës së në Kuvendin e Rithemelimit të Sali Berishës

Kryetari i PD Lulzim Basha ka mbledhur sot në Pallatin e Kongreseve demokratët për të festuar 33 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike. Vihet se ka pjesëmarrje më të lartë se në Kuvendin e Rithemelimit të mbledhur më 2 dhjetor nga Sali Berisha.

1702315059_787878.jpg

Karriget bosh te kuvendi i  Berishës dhe pjesmarrja në aktivitetin e Bashës
Ora 17:39
33 vjetori i thelemimit të PD, ish-ministri i Bujqësisë për kaosin e shkaktuar nga deputetët e Berishës: Kanë humbur rrugën, për të mos u kthyer më

1702312184_pd.jpg

Rexhep Uka, një nga themeluesit e PD që ka mbajtur postin e ish-ministrit të Bujqësisë gjatë qeverisjes së Berishës, mbajti fjalën e tij gjatë takimit të organizuar nga Lulzim Basha në 33 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, përveç kritikave ndaj qeverisjes aktuale, për situatën ku ndodhet Shqipëria, ai foli edhe për gjendjen brenda PD-së, duke thumbuar edhe Sali Berishën i cili sipas tij kërkon të rishfaqë tezat si në kohën e komunizmit me rrezikun anglo-sakson.

“Në një vend ku parlamentarizmi funksionon, opozita është dora e fortë frenuese e qeverisë. Opozita vepron si duke vepruar ashtu edhe duke munguar. Kur dhuna pushton karriget e deleguara për fjalën e mençur, ata që i ke zgjedhur, i ke humbur për të mos i kthyer më. Kur e mësyn pushtetin vetëm me qëllimin e marrjes së tij pasi ke humbur kauzën, vërteton se nuk ke mundur të kthesh kulturën demokratike në edukatë.

Një qeveri nsë situatë të tillë me mungesë të qeverisë, mund të qeverisë gjatë por keq e më keq. Më groteskja se vetë opozita kërkon opozitën. Më thoni si t’ju emëroj? Kjo është më diabolikja. A realizuam premtimin “Eduam Shqipërinë si gjithë Europa”? Jemi droguar me politikën e mbrapshtë, çdo ditë prodhojmë mashtrim. Shoqëria është në polarizim të skajshëm.

Rinia shqiptare ka marrë rrugët e kurbetit kur duhet të ishte duke investuar potencialet këtu. Qytetarët kërkojnë të fitojë e të mbretërojë demokracia. Të shpëtojmë nga kjo specie socialiste që ka kapur pushtetin dhe ka kapluar të vobektin, sepse partitë i kanë kthyer në biznes politik.

PD sot, kjo ku ndodhemi në këtë tubim, duhet të dijë ta kthejë në përvojë kalvarin e këtyre viteve. Gjithnjë kemi qenë dhe jemi europian. Nuk duhet që për një agjendë personale të rikthejmë frikën e rrezikut anglo-sankson si në kohën e Enver Hoxhës”- u shpreh Uka.

Ora 17:27
FOTO/ Basha feston 33 vjetorin e themelimit të PD, i bashkohet Bamir Topi dhe Rexhep Uka 

 

Festës së organizuar nga Lulzim Basha në Pallatin e Kongreseve për 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike i është bashkuar edhe ish-presidenti Bamir Topi dhe Rexhep Uka ish-ministër e ish-deputet i PD.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • franc: 12/12/2023 14:30

    Shpellaret e duan shume Sali non graten

    Përgjigju
  • drejtesi e munguar: 12/12/2023 08:26

    Ne te dy pjeset e PD-s qe festojne sheh ne krye njerez te lakuar per "krime"Shih Lulin,i perzier ne aferen e Rruges te kombit,ne vrasjen e 21 janarit 2011,ne shitjen e detit,ne vjedhien e votave per Kryebashkiak e te tjera.Per Z.Berisha eshte pak te fillosh te numerosh bemat e tij.Bamiri gjithashtu eshte i perfolur per shume gjera.Z.Uka me te tjere per druri e arres e te tjera.Keta jane shpresa e Shqiperise?Ja pra se kush po e ben"Mbret "Edi Ramen.

    Përgjigju
  • edi: 12/12/2023 08:20

    E si te mos e mbushe sallen Basha me ndihmen e Rames e Veliajt?!

    Përgjigju
  • Macoku: 12/12/2023 06:32

    Gjith qe kan mbush sallen te shitur me kok ulur

    Përgjigju
  • E ka mbush: 12/12/2023 04:00

    Me kamaleon monarko social demokratiste plot sallën

    Përgjigju
  • Fortune teller: 12/12/2023 00:25

    Është e vështirë të ndryshoj vendi me qytetarë të tillë çdo politikanë që të vendosësh në krye.

    Përgjigju
  • Darvin: 11/12/2023 23:33

    Lajmi eshte qe PD se vules i bashkohet Bamir Top. Per te gjithe ata qe nuk e kane harruar, eshte ai tipi me syze jo fort te lira qe Sali Berisha e zgjodhi president dhe ky si njeri i beses qe eshte votoi per Edi Ramen ne zgjedhjet e bashkise dhe jo per Bashen qe i beri qoken sot.

    Përgjigju
  • Tirona: 11/12/2023 17:51

    O Shabe meqë dole prap në sken a na trrego burrash sa lek ke vjedh kur keni qenë në pushtet?? Sa toka ke mor pa lek ene atë Fermën Uka me ça lekësh e nrejte?? Mos mthuj me kursimet e çunave

    Përgjigju
  • AltinTop: 11/12/2023 17:30

    Nga keto 33 vite Basha ka 20 qe ka punuar nen Berishen. Prandaj nuk ju voton me as familjaret e tuaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?