Basha: PD mbështet hetimet e SPAK ndaj krimit dhe pushtetarëve të korruptuar! Askush s'është mbi ligjin

11 Dhjetor 2023, 18:42| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 19:11

  • Share

  

Në fjalën e tij në Pallatin e Kongreseve në 33 vjetorin e themelimit të PD kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se mbështet hetimet e SPAK ndaj pushtetarëve të korruptuar.

"Fatkeqësisht, as Shqipëria jonë nuk është sot aty ku duhet te ishte. Pas 33 viteteve pluralizëm, shumica e bashkeqytetareve tanë jetojnë në një gjendje të mjerueshme ekonomike. Krimi duket se pushtuar gjithe vendin. Korrupsioni ka arritur nivele të panjohura më parë. Integrimi europian i Shqipërisë ka 10 vite që ecën me hapin e breshkës.  Shqiptarët kanë lënë shtepitë dhe familjet e tyre dhe kanë emigruar si kurrë më parë.  Arsimi dhe shëndetësia jane ne degradim të plotë.  Përgjegjësi kryesor për këtë gjendje eshte Edi Rama dhe qeveria e tij.  Kjo qeveri nuk prodhon mirëqenie, dije, vende pune dhe siguri! Ajo prodhon vetem korrupsion, regres, arrogancë, drogë dhe krim. Prandaj SOT nga kjo sallë, dua të theksoj edhe njëherë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike per SPAK, të përgëzoj hetimet e saj ndaj krimit dhe pushtetarëve të korruptuar.  Shqiptarët mezi e kane pritur kete dite! Ata kane 33 vite që presin drejtësi të barabartë, një drejtësi ku askush nuk është mbi ligjin.  Sepse vetem keshtu mund te ngrejme shtetin e se drejtes dhe të forcojme demokracine në Shqipëri.  Sepse fatkeqësisht sistemi yne politik ka deshtuar.  Ketu tek ne, nje person i vetem, kryeministri, eshte mbi gjithcka. Sot, pushteti i tij eshte absolut. Ai vete zgjedh, vete vendos, vetë zbaton! Sot deputetët janë kukulla të Kryeministrit qe perdhosin Kuvendin e Shqiperise duke shkelur keshtu me kembe zgjedhesit e tyre, qytetaret shqiptare! Keshtu parlamenti ç'nderohet përditë, i teri ne dispozicion të interesave të Edi Ramës dhe klientëve të tij ekonomike", tha Basha.


Lajmi kryesor:

PD e ndarë në 33 vjetorin e themelimit, Basha mbush Pallatin e Kongreseve: Një pjesë e jona sillet rrugëve e frikësuar nga drejtësia! I bashkohet Bamir Topi


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?