Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar për kokainën e kapur në Portin e DurrësiT. Ai thotë s eky operacion është dëshmi e luftës pa konpromis përballë krimit të organizuar.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjen e suksesshme në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 33.5 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. Prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa konpromis përballë krimit të organizuar dhe dëshmi e pakontestueshme e vendosmërisë tonë për të rritur gjithnjë e më shumë forcën goditëse të Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale. Operacioni vijon”, shkruan Çuçi.
Lajmi kryesor:
Sërish drogë në kamionët e 'BanaKing'! Kapen 33.5 kg kokainë në Portin e Durrësit, i shpëtoi skanerit, zbulohet nga qentë e anti-drogës! 8 të shoqëruar! (VIDEO)
B.K./ReportTv.al