Lulzim Basha dhe Taulant Balla

Kronikë
Top 24

3.4 mln € në 'Toyota Auris', Balla dhe Basha përballen në Gjykatë më 10 tetor

19 Shtator 2018, 10:59| Përditesimi: 19 Shtator 2018, 12:41

  • Share

TIRANE - Seanca e parë gjyqësore ndërmjet Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës lidhur me akuzat e kryedemokratit se deputeti socialist ishte garant i shumës së 3.4 mln eurove që u gjetën në një automjet "Toyota Auris" në Portin e Durrësit, do të zhvillohet në 10 tetor në orën 09:30.  

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot për mbajtjen e seancës pas tre jave dhe shorti ka caktuar Gerdi Hoxhën si gjyqtar. Taulant Balla ka paditur Lulzim Bashën për shpifje. Seanca do te drejtohet nga gjyqtari Gerdi Hoxha.

Padia e parë që do shqyrtohet është ajo për shpifje, pasi Lulzim Basha akuzoi kreun e grupit parlamentar socialist si garantues të 3.4 mln eurove që u kapën në "Toyota Auris". Ndërsa padia e dytë është ajo për dekonspirimin e operacionit të policisë. Lulzim Basha foli në parlament se ishin nisur drejt Shqipërisë një shumë e konsiderueshme eurosh brenda një automjeti "Toyota Yaris" ngjyrë e kuqe.

 

Çështja Balla - Basha


Basha tha se informacionin ia servirën agjencitë partnere, por ka dyshime të dhënat rrodhën nga një agjent i SHISH i cili i përcolli kreut demokrat informacione konfidenciale, duke cenuar rrezikur dështimin e operacionit të policisë pasditen e 24 qershorit.  

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lexues: 19/09/2018 12:09

    Ceshtja do mbyllet me nje seance...fajtori do denohet rende...what a shit country we live in!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?