12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila u themelua më 12 qershor 1991. Kjo temë ka qenë edhe në fokus të emisionit ‘Frontline’, në Report Tv, ku ish-ministri i Ekonomisë në qeverinë socialiste, Arben Malaj tha se demokracia e brendshme në parti sot është e rënuar.
Ai uroi në 34- vjetorin e krijimit të partisë, socialistët që morën përsipër transformimin e Partisë së Punës në një forcë moderne europiane.
‘Urimi im sot është por është për socialistët e vërtetë, për ata që morën përsipër të konvertonin partinë e punës në një parti që do të mbështeste ndryshimin. Modernizimi i PS ka rrënjë të thellë në shpirtin e socialistëve. Unë rrugën me Ramën e kam ndarë, ai është njeri i babëzitur për pushtet dhe unë për dije. Unë me Ramën s’kam asnjë qejfmbetje. Demokracia e brendshme në PS është e rënuar. Çdo lider hyn në histori, jo nga pallatet dhe samitet, por nga cilësia e shtetit ligjor që duhet që të ndërtojë', tha ai.
Për gazetarin Poli hoxha, Partia Socialiste sot ka humbur figurat e saj.
‘Ky përvjetor e gjen sot PS me rritje sa më e madhe bëhet PS me mandate dhe me fitore aq më shumë tkurret Shqipëria. PS lindi edhe si një parti e njerëzve klasë e mesme dhe poshtë dhe sot është parti e oligarkëve dhe e biznesit të madh. Ka pasur figura të njohura në PS dhe sot sheh në parlament është një parti antipluraliste në Shqipëri sidomos me këto zgjedhjet e fundit. Unë vë re se kemi një PS me politika të djathta dhe një PD që është e majtë. Kur themi PS nënkuptojmë Edi Rama dhe kur themi Edi Rama themi PD. Po çfarë i jep Shqipërisë ky mandat i 4 më shumë se i pari, i dyti dhe i treti’, tha ai.
Gazetari Flogert Muça tha se sot PS sot është më mirë se para disa vitesh. Sipas tij, PS është partia më jetëgjatë në pushtet.
‘Socialistët s’kanë nevojë që të festojnë, por të shijojnë atë që fituar. Socialistët janë më mirë se asnjëherë më parë, duke parë reformimin e PS deri më sot për mua PS është në ditët e saj më të mira. Kanë marr mandatin e 4 dhe ka 12 vite në pushtet. Qëllimi i një partie politike kush është? Është që të fitojë zgjedhjet dhe PS ja ka arritur. Rama ka fituar mandatin e 4’, tha ai.
Analisti dhe gazetari Aleksandër Çipa, tha se në mandatin e katërt, kryeministri Edi Rama ka si qëllim kryesor integrimin e vendit në BE.
Çipa theksoi se sfidë në këtë mandat Rama do të ketë ndryshimet në skenën politike europiane, pasi priten zgjedhje në disa vende dhe kjo do të sjellë ndryshime në lidershipin europian.
‘Nuk pres që të ketë ndryshim të karakterit politikë të tij dhe partisë që zotëron. Rama ka shënuar një kapërcim nga modeli që gjeti dhe ai që zbatoi. Ai është vet që formëson partinë, në 3 mënyra në promovimin e lidershipit të ri që e komandon ai vet sepse se zgjedh partia. Ai krijoi një entitet të ri brenda PS, ata që u quajtën rilindasit. Në mandatin e 4 ai thotë se duhet që të realizojë afatin kalendarik për integrimin e vendit dhe s’ka rëndësi mënyra se si. E vetmja ndrojtje që ka ai janë ndryshimet në skenën politike europiane dhe amerikane dhe duhet që të ndërtojë një strategji të lobimit. Pritet që të ketë zgjedhje në vendet kryesore të Europës, që një pjesë e lidershipit do të ndryshojë. Këto sfida do të ketë ai në mandatin e 4’, tha ai.
Komente
