Festa e Joselu

Sport

34 vjeç e 42 ditë! Joselu, zëvendësuesi më i vjetër që shënon dy herë në fazën direkte të Champions League

9 Maj 2024, 15:58| Përditesimi: 9 Maj 2024, 16:01

  • Share

Real Madrid fitoi të mërkurën 2-1 kundër Bayern Munich dhe me rezultatin e përgjithshëm 4-3 kaloi në finalen e Champions League falë një fundi dramatik në "Bernabeu", me dopietën e Joselu.

Në moshën 34 vjeç e 42 ditë, sulmuesi Joselu mbrëmë u bë lojtari më i vjetër që ka hyrë si zëvendësues në fushë dhe ka shënuar dy herë në një ndeshje në fazën me eliminim direkt në Champions League.

Dy golat e tij përmbysën Bayern Munich dhe dërguan "Los Blancos" në finalen e 'Wembley' kundër Dortmundit më 1 qershor. Nga minuta e 81 kur u fut në fushë, Joselu meritoi notën 8,5. "Si në ëndërr, ai është njeriu që sjell fatit me vete. Vjen në fushë dhjetë minuta nga fundi dhe e përmbys atë me një dygolësh nga zona e portierit", vlerësojnë mediet 34-vjeçarin.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?