34-vjeçari humbi jetën në punë, arrestohet administratori i fasonerisë në Thumanë

22 Qershor 2023, 09:50| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 10:03

  • Share

1687381274_fasoneri.jpg

Policia e Krujës ka arrestuar 48-vjeçarin Fredi Kalesha, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi një ditë më parë në këtë fasoneri humbi jetën punëtori Taulant Dika. Fredi Kalesha është arrestuar për veprën penale shkelje të rregullave në punë.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. K., 48 vjeç, banues në Krujë, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi ditën e djeshme, në këtë fasoneri, shtetasi T. D., 33 vjeç, duke punuar me një makineri, është goditur nga një pjesë e makinerisë dhe për pasojë ka humbur jetën.'- njofton policia.


Lajmi kryesor:

E zuri tranxha teksa po punonte në një fasoneri, kush është 34-vjeçari që humbi jetën në Thumanë! Arrestohet administratori i biznesit


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?