Politikë

34-vjetori i PS, Rama: Arsyeja kryesore pse ne nuk lodhemi së fituari, është se nuk lodhemi së reflektuari se ç'mund të bëjmë më mirë

19 Qershor, 19:32| Përditesimi: 19 Qershor, 19:59

  • Share

 

Në fjalimin e tij, në kuadër të 34-vjetorit të Partisë Socialiste, kryetari dhe kryeministri Edi Rama tha se arsyeja pse kjo forcë politike vazhdon të korrë fitore të njëpasnjëshme elektorale është përgjegjshmëria dhe gatishmëria që ka për të marrë përsipër detyrat e shtetbërjes.

“Fitorja e 11 majit u mishërua si rezultat i një mbështetjeje më të madhe se askund tjetër për PS dhe padyshim që ne nuk i jemi frikur dhe sigurisht nuk i jemi shmangur askund përgjegjësive që vijnë me fitoren, dhe kjo është, besoj, arsyeja kryesore pse s’ne nuk lodhemi së fituari, pasi nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi dhe së reflektuari mbi çfarë mund të bëjmë më mirë. Dhe natyrisht që shumë gjëra duhen bërë me pjatjetër më mirë… për të udhëhequr vendin, për ta anëtarësuar në BE brenda kësaj dekade. Nuk ka arsye më të fortë dhe nuk ka edhe domethënie më të madhe se sa përgjegjësia që ka ky objektiv, i cili është një objektiv sa i arritshëm aq edhe tejet i vështirë, sa i afërt aq edhe i lidhur me sa shpejt ne do jemi në gjendje të përmirësojmë çka duhet përmirësuar dhe përmbushur”,- tha Rama ndër të tjera.


Lajmi kryesor:

PS feston 34-vjetorin! Rama: 11 maji, mandat besimi për të udhëhequr vendin drejt BE! Nuk lodhemi së fituari


K.M/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?