TIRANË- Partia Socialiste kremtoi 34-vjetorin e themelimit, në një festë që bëri bashkë në selinë rozë jo vetëm gjeneratën e re të PS, por edhe senatorët e vjetër, si Et’hem Ruka, Gramoz Ruçi apo Arta Dade. Një festë që për kryesocialsitin Edi Rama ka një kuptim të veçantë pas mbështetjes që shqiptarët i dhanë më 11 maj për një mandat të katërt qeverisës. ‘Ditëlindjen europiane’ të PS, kryeministri e sheh jo vetëm si një fitore të jashtëzakonshme, por si një mandat besimi për të udhëhequr vendin drejt BE
“Ditëlindja që bëhet e veçantë si rezultat i faktit që vjen pas një fitoreje domethënëse të PS, një fitoreje e cila vjen me një përgjegjësi më të madhe se asnjëherë tjetër, përveç faktit që u mishërua si rezultat i një mbështetje më të madhe se asnjëherë tjetër për PS.
Shumë gjëra duhen bërë më mirë në kushtet kur kjo fitore është e lidhur me një mandat besimi të jashtëzakonshëm për të udhëhequr vendin dhe për të anëtarësuar Shqipërinë në BE, brenda kësaj dekade”, tha Rama.
Përgjegjësisë që i besuan shqiptarët, kryeministri Rama thotë se nuk i trembet i vetëdijshëm që shumë gjëra duhen bërë më mirë, me synimin e vetëm: Integrimin e Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade.
“Fitorja e 11 majit u mishërua si rezultat i një mbështetjeje më të madhe se askund tjetër për PS dhe padyshim që ne nuk i jemi frikur dhe sigurisht nuk i jemi shmangur askund përgjegjësive që vijnë me fitoren, dhe kjo është, besoj, arsyeja kryesore pse s’ne nuk lodhemi së fituari, pasi nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi dhe së reflektuari mbi çfarë mund të bëjmë më mirë. Dhe natyrisht që shumë gjëra duhen bërë me patjetër më mirë… për të udhëhequr vendin, për ta anëtarësuar në BE brenda kësaj dekade”, tha Rama.
Për deputetët e rinj të zgjedhur më 11 maj e ka një mesazh.
“Shpërndarja më e mirë e peshës së përfaqësimit në çdo territor që i japin kësaj skuadre mundësinë që të përballojnë me sukses peshën e madhe që do të duhet të mbajnë në këto vite, kur parlamenti do të duhet të bëhet shtylla kryesore e procesit të anëtarësimit. Unë besoj që si rezultati i mirë-organizimit dhe të një beteje të bërë me përkushtim kemi edhe një skuadër mbështetëse, premtuese në të gjitha njësitë administrative dhe zonat ku PS është angazhuar gjatë gjithë këtyre muajve në mbështetje të grupeve të kandidatëve për deputetë. Vlerat kryesore janë burimet e veta njerëzore”, tha ai.
Batutat nuk munguan as me senatorët Dade e Ruçi.
"Zyshe ty shyqyr që të kemi. Edhe shokun Gramoz, që sa kohë do ta shoh këtu jam i sigurt që partia është në rrugë e duhur, shqetësohuni ditën kur do mungojë Gramozi, po atëherë s’do jem as unë, kështu që shihni e bëni", tha Rama.
Festës iu bashkuan edhe figura të tjera të njohura, edhe personalitete të medias. Menjëherë pas festës, deputetët e rinj të PS, nisin nesër ‘Shkollën Verore’ në Akademinë Politike të PS. 53 deputetët që marrin për herë të parë një mandat, mes të cilëve 9 janë ministra aktualë, do t’i nënshtrohen trajnimeve intensive për t’u njohur me praktikën legjislative, sjelljen në parlament, detyrat dhe të drejtat që u jep kushtetuta për ta kryer më së miri detyrën e tyre.
PS është edhe partia e cila ka qeverisur vendin më gjatë se çdo forcë tjetër politike në 34 vite demokraci. Socialistët morën drejtimin e vendit nga 1997-a deri në vitin 2005, për 8 vite. PS u rikthye në pushtet në 2013-ën me në krye Edi Ramën i cili qeveris prej 12 vitesh vendin, ndërsa më 11 maj mori mandatin e katërt qeverisës dhe besimin për të drejtuar vendin deri në 2029-ën. Në 34 vite demokraci socialistët e kanë qeverisur vendin për 20 vite.
Musa Ulqini ish-deputet i PS-së një nga figurat e njohura të socialistëve dhe një nga ata që i ka dhënë për herë të parë teserën e PS-së kryeministrit Rama gjatë kohës që hyri në parti, ka dhënë një koment për mikrofonin e Report Tv në festën e 34-vjetorit të PS-së. Ulqini tha se PS sipas tij është një parti e aftë për të mësuar gjërat që nuk i ka bërë mirë.
"Unë mendoj që është një mandat i merituar, unë futem në atë grup njerëzish që besojnë se ne kemi mandatin e 4 për shkak të saj që është bërë në Shqipëri në këto 12 vite. Unë besoj që PS është një parti e aftë për të mësuar nga gjërat që nuki ka bërë mirë. Unë jam shumë besim plot që në këtë mandat PS dhe qeveria e saj do ta rishpik përsëri veten dhe do ta bëj gjëra shumë të mira jo thjesht për integrimin por në radhë të parë për gjithë shqiptarët, për mirqenien, për prosperitetin dhe do vazhdojë të mbetet një parti që i bën mirë vendit, që i bën mirë gjithë shqiptarëve. Po i bëre mirë vendit dhe shqiptarëve i ke bërë mirë dhe demokracisë. Natyisht që demokracia është një ushtrim i vështirë, por është një mandat i merituar."-tha Ulqini.
Një nga deputetet e reja në legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, Sara Mila ka folur për mikrofonin e Report Tv nga festa e 34-vjetorit të Partisë Socialiste. Mila ka dhënë një koment dhe për akuzat që i drejton Berisha si një nga kandidatet që ka marrë vota nga krimi organizuar në qarkun e Elbasanit. Ajo tha ‘Flasim në shtator doktor’, duke lënë të hapur se mes saj dhe kreut të PD-së do të ketë replika në nisje të parlamentit në Shtator.
'Mila:Shumë emocionuese se këtë herë që unë erdha, erdha me një mandat shumë të fortë, për qarkun e Elbasanit po e po por edhe një mandat i fortë kombëtar kështu që isha pak si këmbë e mbarë.
Gazetarja: Si i keni parë komentet dhe akuzat?
Mila:Flasim në shtator doktor, hë do ta lëmë kështu në shtator atje në arenën ku na kanë votuar njerëzit. Unë nuk kam qenë më parë në PS ishte pikërisht platforma e ‘Deputeti që duam’ ajo që më solli tek PS, ta kisha ditur që do ishte kaq bukur do kisha ardhur më përpara. Po shumë mirë që erdha këtë herë, një frymë e re, një gjeneratë e re një kastë të re në politikë. Elbasani theu një mesazh të fortë për gjithë Shqipërinë dhe për BE-në ‘Të rinjtë në parlament’.
Akademia verore do na shërbejë, duke qenë se ne kemi eksperienca në sektorin privat apo publik, po nuk kemi një eksperiencë në parlament. Duhen nga senatorët e PS-së të marrim më të mirën nga ata.'
Socialistët kanë festuar me disa ditë vonesë 34 vjetorin e partisë.
Gjatë festës, Edi Rama pati një takim dhe shkëmbeu dhe disa batuta me dy deputetet më të famshme që do të hyjnë në Kuvend, Zegjine Çaushi dhe Sara Mila.
Në fjalimin e tij, në kuadër të 34-vjetorit të Partisë Socialiste, kryetari dhe kryeministri Edi Rama tha se arsyeja pse kjo forcë politike vazhdon të korrë fitore të njëpasnjëshme elektorale është përgjegjshmëria dhe gatishmëria që ka për të marrë përsipër detyrat e shtetbërjes.
“Fitorja e 11 majit u mishërua si rezultat i një mbështetjeje më të madhe se askund tjetër për PS dhe padyshim që ne nuk i jemi frikur dhe sigurisht nuk i jemi shmangur askund përgjegjësive që vijnë me fitoren, dhe kjo është, besoj, arsyeja kryesore pse s’ne nuk lodhemi së fituari, pasi nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi dhe së reflektuari mbi çfarë mund të bëjmë më mirë. Dhe natyrisht që shumë gjëra duhen bërë me pjatjetër më mirë… për të udhëhequr vendin, për ta anëtarësuar në BE brenda kësaj dekade. Nuk ka arsye më të fortë dhe nuk ka edhe domethënie më të madhe se sa përgjegjësia që ka ky objektiv, i cili është një objektiv sa i arritshëm aq edhe tejet i vështirë, sa i afërt aq edhe i lidhur me sa shpejt ne do jemi në gjendje të përmirësojmë çka duhet përmirësuar dhe përmbushur”,- tha Rama ndër të tjera.
Në festën e 34-vjetorit të themelimit të PS, kryesocialisti Edi Rama shkëmbeu batuta edhe me senatorët e PS, Arta Daden e Gramoz Ruçin. Teksa falenderoi të pranishmit, Rama u ndal te Dade, për të cilën u shpreh se nuk i ndahet asnjëherë, ndërsa i tha: “zyshe, shyqyr që të kemi”.
Kreu i PS u ndal dhe te Gramoz Ruçi, që siç Rama tha është i pranishëm në çdo event, dhe kjo sipas tij është shenjë që PS është në rrugën e duhur. Socialistët, tha Rama, duhet të shqetësohen vetëm kur mos të shohin më Ruçin, duke shtuar se atëherë nuk do jetë as ai vetë.
"Dua të falënderoj të gjithë ata që janë këtu dhe që janë gjithmonë të pranishëm në këto sebepe, por edhe në jetën e përditshme të partisë. Edhe këtu dy ekstreme do marr, zysh Artën që s’më ndahet. As nuk e diskutoja që sa të dëgjonte emrin do ta bënte fytyrën që ç’ke që më përmend emrin. Zyshe ty shyqyr që të kemi. Edhe shokun Gramoz, që sa kohë do ta shoh këtu jam i sigurt që partia është në rrugë e duhur, shqetësohuni ditën kur do mungojë Gramozi, po atëherë s’do jem as unë, kështu që shihni e bëni", tha Rama.
Në 34-vjetorin e Partisë Socialiste fjalën hapëse e nisi sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi. Klosi falenderoi socialistët e diasporës dhe tha se kjo organizatë politike i ka shërbyer me patriotizëm Shqipërisë.
“Mirë se keni ardhur në 34-vjetorin e PS, e cila ia ka dalë në këto 34 vite të jetë partia më e madhe në vend. T’i shërbej Shqipërisë me patriotizëm dhe sot që jemi edhe pranë integrimit të BE. Shumë faleminderit partisë tonë të madhe, faleminderit çdo socialisti dhe faleminderit atyre që dhanë kontributin për herë të parë nga diaspora. Faleminderit kryetarit tonë Edi Rama”, tha Klosi.
Kryetari dhe kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste, ku po festohet 34-vjetori i kësaj force politike.
Komente
