Politikë

VIDEO/ ‘Zyshe shyqyr që të kemi’, Rama batuta me senatorët e PS: Shqetësohuni ditën kur do mungojë Gramozi...atëherë s’do jem as unë

19 Qershor, 19:30| Përditesimi: 19 Qershor, 20:19

  • Share

Në festën e 34-vjetorit të themelimit të PS, kryesocialisti Edi Rama shkëmbeu batuta edhe me senatorët e PS, Arta Daden e Gramoz Ruçin. Teksa falenderoi të pranishmit, Rama u ndal te Dade, për të cilën u shpreh se nuk i ndahet asnjëherë, ndërsa i tha: “zyshe, shyqyr që të kemi”.

Kreu i PS u ndal dhe te Gramoz Ruçi, që siç Rama tha është i pranishëm në çdo event, dhe kjo sipas tij është shenjë që PS është në rrugën e duhur. Socialistët, tha Rama, duhet të shqetësohen vetëm kur mos të shohin më Ruçin, duke shtuar se atëherë nuk do jetë as ai vetë.

"Dua të falënderoj të gjithë ata që janë këtu dhe që janë gjithmonë të pranishëm në këto sebepe, por edhe në jetën e përditshme të partisë. Edhe këtu dy ekstreme do marr, zysh Artën që s’më ndahet. As nuk e diskutoja që sa të dëgjonte emrin do ta bënte fytyrën që ç’ke që më përmend emrin.  Zyshe ty shyqyr që të kemi. Edhe shokun Gramoz, që sa kohë do ta shoh këtu jam i sigurt që partia është në rrugë e duhur, shqetësohuni ditën kur do mungojë Gramozi, po atëherë s’do jem as unë, kështu që shihni e bëni", tha Rama.


Lajmi kryesor:

PS feston 34-vjetorin! Rama: 11 maji, mandat besimi për të udhëhequr vendin drejt BE! Nuk lodhemi së fituari


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?