Politikë

I dha teserën e partisë për herë të parë Ramës, Ulqini: Me këtë mandat PS dhe qeveria e saj do ta rishpikë përsëri veten dhe do bëj gjëra shumë të mira

19 Qershor, 22:43| Përditesimi: 19 Qershor, 23:02

  • Share

Musa Ulqini ish-deputet i PS-së një nga figurat e njohura të socialistëve dhe një nga ata që i ka dhënë për herë të parë teserën e PS-së kryeministrit Rama gjatë kohës që hyri në parti,  ka dhënë një koment për mikrofonin e Report Tv në festën e 34-vjetorit të PS-së. Ulqini tha se PS sipas tij është një parti e aftë për të mësuar gjërat që nuk i ka bërë mirë.

"Unë mendoj që është një mandat i merituar, unë futem në atë grup njerëzish që besojnë se ne kemi mandatin e 4 për shkak të saj që është bërë në Shqipëri në këto 12 vite. Unë besoj që PS është një parti e aftë për të mësuar nga gjërat që nuki ka bërë mirë. Unë jam shumë besim plot që në këtë mandat PS dhe qeveria e saj do ta rishpik përsëri veten dhe do ta bëj gjëra shumë të mira jo thjesht për integrimin por në radhë të parë për gjithë shqiptarët, për mirqenien, për prosperitetin dhe do vazhdojë të mbetet një parti që i bën mirë vendit, që i bën mirë gjithë shqiptarëve. Po i bëre mirë vendit dhe shqiptarëve i ke bërë mirë dhe demokracisë. Natyisht që demokracia është një ushtrim i vështirë, por është një mandat i merituar."-tha Ulqini. 


Lajmi kryesor:

PS feston 34-vjetorin! Rama: 11 maji, mandat besimi për të udhëhequr vendin drejt BE! Nuk lodhemi së fituari


H.K/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?