Erion Veliaj

Politikë

34-vjetori i PS, Veliaj: Falë punës dhe vizionit, vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit evropian

12 Qershor, 13:07| Përditesimi: 12 Qershor, 13:12

  • Share

1749726606_50557884712544841760467475771494462977963269n.jpg

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar në 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Në një postim në rrjete sociale, Veliaj shprehet se PS është forca më e madhe politike në vend, që për më shumë se tre dekada ka qenë një shtyllë e rëndësishme e stabilitetit dhe modernizimit të vendit.

Sipas tij, falë punës dhe vizionit, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit.

“Gëzuar ditëlindjen PS!

Urime të përzemërta zemrave dhe mendjeve socialiste e progresiste me rastin e 34-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë!

Forca më e madhe politike në vend, që për më shumë se tre dekada ka qenë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit, stabilitetit dhe modernizimit të Shqipërisë.

Falë punës, vizionit dhe përkushtimit të saj, vendi ynë ka hedhur hapa të rëndësishëm drejt integrimit europian, dhe pa dyshim do të vazhdojë të japë më shumë për të ardhmen europiane të Shqipërisë.”, shkruan Veliaj.


Postimi i Veliajt 


Lajmi kryesor:

34 vite PS, Rama: Flamuri i socialistëve e progresistëve është ngjitur më lart se asnjëherë! Festa e ‘ditëlindjes’ më 19 qershor


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?