Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj

‘37% drogë më parë nga Shqipëria’/ Lleshaj: Italia konfirmoi një arritje të madhe të Shqipërisë! Shembulli i konkret i suksesit operacioni në Vlorë

14 Dhjetor 2020, 13:15| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 16:58

  • Share

TIRANË- Ministri i Brendshëm i dorëhequr, Sandër Lleshaj e ka cilësuar si një arritje të madhe të Policisë së Shtetit, shifrat e sjella nga Guardia di Finanza, ku thuhej se është trafikuar drogë nga Shqipëria drejt Italisë 37% më pak nga 2019. Për këtë sukses, siç ai e quan, Lleshaj ka renditur arsyet.

“Ndarja e Shqipërisë nga kanabisi. Sot Italia konfirmoi një arritje të madhe të Shqipërisë. 2020-ta shënon vitin me minimumin e sasisë së kanabisit të trafikuar drejt Italisë nga Shqipëria: 37% më pak nga 2019.  Arsyet e këtij suksesi historik gjenden tek shumë faktorë, ku po veçoj: Vullneti i paepur politik; Angazhimi i fortë policor; Bashkëpunimi ndërkombëtar, ku spikat ai me Italinë”, shkruan Lleshaj.

Si shembull konkret, Lleshaj solli edhe operacionin e bërë sot në qytetin e Vlorës, ku u finalizua me 28 urdhër arreste, 27 të arrestuar, mes tyre dhe punonjës policie.

“Operacioni i sotëm i SHÇBA-së dhe PSH në Vlorë, ku u shkatërrua një rrjet prej 41 personash, përfshirë edhe punonjës të Policisë, është vetëm një shembull që tregon se përse kemi arritur tek ky sukses që duhet të bëjë krenar të gjithë ata që kanë luftuar për këtë qëllim madhor. Faleminderit Italisë për pjesëmarrjen në këtë fitore të rëndësishme”, shkruan Lleshaj. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?