39 minutat misterioze, çfarë nuk di policia për fatin e 'Koçoles' dhe Sulovarit? U zhdukën në mes të ditës, nuk i ka kapur asnjë kamera sigurie

9 Maj 2023, 08:57| Përditesimi: 9 Maj 2023, 14:39

  • Share

39 minuta e 5 sekonda. Kaq pak kohë, por kaq shumë enigmë. Dy të zhdukur dhe një automjet me dy targa të ndryshme. E planifikuar, rastësore, një apo shumë autorë? Ky është misteri që prej 1 muaji po përpiqen të zbulojnë oficerët më të mirë të Policisë së Shtetit.

Zhdukja e dy 46 vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, vazhdon të hetohet intensivisht nga policia dhe prokuroria ndërkohë që kërkimet në terren vazhdojnë të rezultojnë të pasuksesshme edhe pse në ndihmë kanë ardhur edhe qentë nuhatës nga Kosova.

Report Tv ka arritur të zbulojë një detaj shumë enigmatik nga dosja hetimore lidhur me zhdukjen e dy personave në Sarandë. “Koçolja” dhe Sulovari nuk rezultojnë të jenë zhdukur natën, por ditën me diell të 6 prillit. Policia ka në dorë pamjet filmike se si automjeti tip “Mercedes-Benz” që dyshohet se i ka rrëmbyer ata, ka kaluar në orën 15.13.09 në afërsi te fshatit Pllakë me drejtim për në Sorone dhe po nga e njëjta kamera ështe kapur në kthim në orën 15.52.14. Pra presupozohet se brenda në këtë automjet në ikje kanë qenë edhe Thodhori e Sulovari e më pas në kthim ata nuk kanë qenë. Pra janë 39 minuta për të cilat policia nuk ka pamje filmike dhe që mendohet se janë minutat kyçe që përcaktojnë fatin e dy 46 vjeçarëve.

Në ikje automjeti ka pasur targat AA175LV dhe në kthim po i njëjti mjet ka pasur targat YTO1114. Këto targa rezultojnë të vjedhura në Shqipëri e në Greqi. A mundet që për 39 minuta dikush të kryejë dy vrasje, të fshehë kufomat dhe të ndërrojë dhe targat e një automjeti? Sa larg nga fshati Pllakë është larguar ky mjet dhe pasi ka mbaruar punë është kthyer sërish? A janë vrarë dy 46 vjecarët nga drejtuesi apo ndonjë pasagjer i mjetit apo ata i janë dorëzuar një apo disa personave të tjerë? A mundet që për 39 minuta një automjet të shkojë nga Pllaka ne Xarrë apo Vrinë e të kthehet duke kryer ose vrasje e fshehje kufomash, ose dorëzim personash e sigurisht ndërrim targash, apo këto kanë ndodhur në zonën e Soronesë? Përgjigja e këtyre pyetjeve është në 39 minutat misterioze që nuk i ka kapur asnjë kamera sigurie.

Pistat e hetimit për dy të zhdukurit
Paraprakisht mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan. Familjarët dyshojnë mund t’i kenë rrëmbyer persona me të cilët kishte konflikte për një pronë që së fundmi e kishte shitur.

Policia e Sarandës ka kryer disa kontrolle banesash, përfshirë edhe zyrtarëve apo ish-zyrtarë. Kontrollet janë kryer për çështje tokash por nuk dihet nëse është një procedim i veçuar apo hetimi për zhdukjen e dy 46 vjeçarëve ka nxjerrë në skenë ngjarje të tjera në Sarandë. Dyshimet janë se dy 46-vjeçarët janë ekzekutuar dhe janë groposur.

 Kush janë të zhdukurit?
1. Leonard Thodhori, 46 vjec i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshire në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

1683615684_fatmirsulovari.jpg

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?