Para 4 ditë Report Tv raportoi se 4 pelikanë janë gjetur të ngordhur në ujërat e Liqenit të Prespës në Pustec, ndërkohë që sot konfirmohet se bëhet fjalë për gripin e shpendëve. Duke pasur parasysh edhe situatën e rëndë të krijuar në pularitë e qytetit të Durrësit me gripin e shpendëve çështje bëhet shumë më serioze.
Rastet e ngordhjes së 4 pelikanëve janë identifikuar në zonën tonë në kufi me Greqinë, ndërsa bëhet e ditur se aktualisht është nxjerrë nga uji vetëm një individ ndërsa pjesa tjetër është ende në ujë. Një ditë para u njoftua për ngordhjen e 600 pelikanëve në anën greke të Prespës.
Fatmir Ozuni, drejtor i Veterinarisë në Korçë në një intervistë për Report Tv tha se në datën 20 mars është konstatuar rasti i parë i gripit të shpendëve tek pelikani kaçurrel. Ozuni tha se kemi futur shpendët e oborrit në karantinë, ndërsa shtoi se janë marrë masat e nevojshme duke theksuar se nuk ka asnjë vatër tjetër të re të sëmundjes.
Ardian Koci, drejtor i Parkut të Divjakës dhe Karavastasë në një intervistë për Report Tv tha se në këtë park, nuk janë konstatuar shpendë të ngordhur apo të prekur nga gripi i shpendëve.
‘Jemi vënë në alarm që para 20 ditësh. Pikënisja ka qenë një email nga Shoqata greke për ruajtjen e Prespës. Arriti mesazhi se analizat kanë nxjerrë H5N1. Ne shtuam survejimin në ishullin e pelikanëve dhe në sipërfaqe të tjera ujore. Shikuam nëse ka pelikanë të ngordhur. Shpjegohet se kush është rreziku i shpendëve, shenjat e shpendëve të sëmurë. Në parkun e Divjakës, momentalisht situata është e qëndrueshme duket se nuk ka shpendë të prekur. Nuk kemi konstatuar shpendë të ngordhur në lagunat tona. E njëjta situatë raportohet edhe në Shkodër. Duke mos pasur kontakte me kolonitë reduktohet rreziku. Jemi në kontakt me autoritet e veterinarisë.’- tha Koçi.
Fatmir Ozuni, drejtor i Veterinarisë në Korçë në një intervistë për Report Tv tha se në datën 20 mars është konstatuar rasti i parë i gripit të shpendëve tek pelikani kaçurrel. Ozuni tha se kemi futur shpendët e oborrit në karantinë, ndërsa shtoi se janë marrë masat e nevojshme duke theksuar se nuk ka asnjë vatër tjetër të re të sëmundjes.
‘Shërbimi Veterinar, në bazë të ligjit të shërbimit veterinar është në aktivitet të plotë dhe monitorim të gjithë situatës në datë 18 është konstatuar në ujërat liqenore e Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël një pelikan kaçurrel, në bashkëpunim me shërbimin veterinar e kanë marrë këtë kampion dhe në datën 20 rezulton se ky pelikan ishte prekur nga sëmundja e influencës aviare. Shërbimi veterinar i Korçës ka marrë masa të menjëhershme për zonat përreth duke e konsideruar si një zonë risku dhe po bëjmë kampionimet. Kemi futur shpendët e oborrit në karantinë dhe po mbikqyrim institucionet. Nuk kemi vatra të reja të shfaqura. Jemi në kontakte dhe monitorim të përditshëm. Nuk është konstatuar asnjë rast tjetër i pelikanëve të ngordhur. Është vetëm një pelikan që ka ngordhur.’- tha Ozuni.
Iljon Thanasi, drejtor i Administratës së zonave të Mbrojtura tha se situata po monitorohet, ndërsa po punohet për të identifikuar nëse ka shpendë të tjerë të prekur.
‘Deri tani kanë ngordhur 3 pelikanë kaçurrelë. Në momenti që ky virus u shfaq, pelikani ndodhej në token greke. Po monitorojmë, identifikojmë nëse ka shpendë të tjerë të prekur.’- u shpreh Thanasi.