Ardian Koci, drejtor i Parkut të Divjakës dhe Karavastasë në një intervistë për Report Tv tha se në këtë park, nuk janë konstatuar shpendë të ngordhur apo të prekur nga gripi i shpendëve.
‘Jemi vënë në alarm që para 20 ditësh. Pikënisja ka qenë një email nga Shoqata greke për ruajtjen e Prespës. Arriti mesazhi se analizat kanë nxjerrë H5N1. Ne shtuam survejimin në ishullin e pelikanëve dhe në sipërfaqe të tjera ujore. Shikuam nëse ka pelikanë të ngordhur. Shpjegohet se kush është rreziku i shpendëve, shenjat e shpendëve të sëmurë. Në parkun e Divjakës, momentalisht situata është e qëndrueshme duket se nuk ka shpendë të prekur. Nuk kemi konstatuar shpendë të ngordhur në lagunat tona. E njëjta situatë raportohet edhe në Shkodër. Duke mos pasur kontakte me kolonitë reduktohet rreziku. Jemi në kontakt me autoritet e veterinarisë.’- tha Koçi.
Lajmi kryesor:
4 ditë më parë u gjenden 4 pelikanë të ngordhur, konfirmohet gripi i shpendëve në ujërat e Liqenit të Prespës! Drejtori i Veterinarisë: S'kemi asnjë vatër të re të sëmundjes
M.Q.//ReportTv.al