Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu ka qenë pjesë e natës së tretë të eventit muzikor italian “Sanremo” në krah të Amadeus.
Ajo është e vetmja shqiptare që prek një skenë aq të madhe italiane sa “Sanremo”.
Por në sy ra edhe prezantimi i saj në mënyrë shumë të shpejtë, aq sa edhe Amadeus po i thoshte mes të qeshurash që të ndalonte sepse edhe minutazhi është i kufizuar.
Alketa mori në dorë gjithë prezantimin duke e lënë në hije Amadeus.
Ajo filloi të tregonte se ëndrra e saj më e madhe ishte pjesëmarrja në Sanremo dhe tashmë ishte realizuar.
Gjatë prezantimit të këngëtares së rradhës, nga regjia u dallua një zë i nervozuar që thoshte se kishin rënë dakort vetëm për 4 minuta.
Nuk dihet nëse regjia e kishte me Alketën apo ka qenë një bisedë me një person tjetër prapa kuintave.
Edhe pse duhet ta pranojmë se prezantuesja shqiptare i mori goxha kohë eventit me prezantimin e saj.
U prezantua si idiote. Nuk ka rendesi ne cfare gjuhe shprehesh pasi gomarlleqet qe leshoi alketa jane gomarlleqe si ne shqip edhe ne italisht. Hormonet e saj kane filluar ta trajtojne keq
PërgjigjuNe vetem shajme e kemi shume te veshtire me thane dy fjale te mira,por une mendoj qe Alketa prezantoi shkelqyeshem dhe talenti meriton rrespekt.
PërgjigjuAlketa u duk sikur po prezantonte TUTO IL CALCIO MINUTO PER MINUTO e jo Sanremon!
PërgjigjuPo të paktën Italishten e fliste dhe e shkruante më mirë se ty që thua Tuto me një T. Nejse ska për detyrë Italia të të mësojë dhe shkrim e këndim. Ajo foli nën trysni sepse aq kohë I dhanë, ndryshe do linte në mes atë që po thonte dhe do dukej akoma më keq.