Spitali Infektiv

Kronikë

4 qytetarë humbin betejën me COVID në vend, 864 raste të reja në 24 orët e fundit! 175 pacientë në spital, 15 në gjendje të rëndë

12 Shtator 2021, 17:24| Përditesimi: 12 Shtator 2021, 19:50

  • Share

4 qytetarë kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. 

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: një qytetare nga Tirana 65 vjeçe, një qytetar nga Kolonja 65 vjeç, një qytetar nga Shkodra 78 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 82 vjeç",

Sipas ministria e Shëndetësisë nga 4334 testime të kryera kanë rezultuar pozitive 864 raste të reja. 864 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19 në këto bashki: 302 raste në Tiranë,  84 në Durrës, 65 në Shkodër, 38 në Fier, 30 në Berat, 29 në Vlorë, 27 në Elbasan, 22 në Lushnje, 21 në Kamëz, 16 në Korçë, nga 15 raste në Sarandë, Lezhë, 14 në Pogradec, 13 në Krujë, nga 11 raste në Kavajë, Gjirokastër, 10 në Dimal, nga 9 raste në Peqin, Vau i Dejës, Kukës, Has, nga 8 raste në Gramsh, Vorë, Patos, nga 7 raste në Kurbin, Mallakastër, 6 në Devoll, nga 5 raste në Divjakë, Roskovec, nga 4 raste në Rrogozhinë, Dibër, Delvinë, nga 3 raste në Prrenjas, Kolonjë, Maliq, Memaliaj, Bulqizë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Mirditë, Shijak, Himarë, Këlcyrë, Tepelenë, Skrapar, Cerrik, nga 1 rast në Librazhd, Kuçovë, Libohovë, Tropojë, Pukë. 

Janë 12,766 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. 

Janë shëruar 679 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 141,717 që nga fillimi i epidemisë.  Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. 

"Nëse jeni mbi 18 vjeç, mund të vaksinoheni në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127". 

Statistika (12 Shtator 2021) 

Raste të reja ditore        864
Të shëruar në 24 orë      679
Të shtruar në spitale       175
Humbje jete në 24 orë     4
Testime ditore                 4334

Testime totale          1,116,961
Raste pozitive             157,026
Raste të shëruara         141,717 
Raste Aktive                  12,766
Humbje jete                      2,543 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë             5206
Shkodër          1590
Durrës             1080
Fier                  1066
Vlorë               904
Lezhë              726
Elbasan           618
Berat               481
Korçë               321
Gjirokastër      295
Kukës              278
Dibër                201

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?