4 raste të tjera me koronavirus janë konfirmuar mbrëmjen e sotme në Sarandë. Të 4 personat e infektuar janë kontakte të afërta të rastit të konfirmuar pozitiv të një zyrtari të klubit të futbollit, Butrinti, i cili rezultoi pozitiv 3 ditë më parë.
Nga 22 tamponët e marrë nga DVSHP Sarandë, kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 , prindërit dhe dy shokët e personit të infektuar.
Në ditët në vazhdim do të merren mostra të kontakteve, për të gjurmuar rastet e tjera nëse do të ketë të tilla.
Gjithashtu është bërë dezinfektimi i Bashkisë Sarandë dhe ambienteve të tjera që ai ka frekuentuar.
Ditën e sotme janë shënuar 2 viktima dhe 61 raste të reja me covid-19.
Komento