“4 të pandarë!” Parodistët e Vlorës rrëfejnë si lindi idea e murales: Nderimi më i madh!

16 Gusht, 13:08| Përditesimi: 16 Gusht, 14:05

  • Share

Ata janë katër parodistët e Vlorës. Të pandarë, sikurse kanë qenë prej vitesh në skenë. Tashmë, imazhet e tyre do të jetë të përjetësuara në mes të qytetit të Vlorës. Agroni, Afrimi, Meti dhe Mane në një murale, në një prej pallateve në bulevardin kryesor të qytetit.  Pas ndarjes nga jeta disa vite më parë të Muhamet Likos dhe me Mane Lumanin që vuan nga probleme shëndetësor, aktiv në jetën artistike kanë mbetur Afrimi dhe Agroni, për të cilët kjo murale, është ndoshta vlerësimi më i madh në karrierën e 4 parodistëve.

“Është vlerësim shumë i madh, për të mos thënë më i madhi. Ne jemi të 4, siç kemi qenë gjithmonë, të 4”, thotë Afrim Agalliu.

“Kjo ishte më e veçanta që ishim katër, nuk mund të ishte një përmbledhje më e bukur, përulemi me shumë respekt”, shprehet Agron Hamo.

Piktura murale u realizua nga i riu Franko Dine, ndërsa piktura u përzgjodh nga dhëndri Italian i njërit prej parodistëve, Agronit.

“Piktura murale ishte një ide që nisi nga një djalë Vlore, nga një familje e mrekullueshme që na kishte ndjekur ndër vite, dhe djali i tyre i dinte skeçet tona”, tregon Agroni.

Parodistët e Vlorës thonë se janë falënderues edhe ndaj kryetarit të Bashkisë, që dha lejen për të përjetësuar imazhin e tyre, mu në mes të qytetit, atij të cilit i dhanë shumë.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?