Foto nga dy viktimat në Nishtullë të Durrësit

Kronikë

4 te vrarë brenda dy muajve në Nishtulla të Durrësit

27 Prill 2020, 19:12| Përditesimi: 27 Prill 2020, 19:25

  • Share

Një ngjarje kriminale ka tronditur Durrësin pasditen e së hënës. Dy vëllezër Besmir dhe Viktor Haxhia kanë mbetur viktima të një atentati në lagjen e Nishtullës, në mes të tregut të automjeteve ku persona të paidentifikuar i kishin ngritur pritë.

Ekzekutimi është bërë kur vëllezërit ndodheshin brenda në makinë në lëvizje e sipër, e ndërsa kanë mbetur të vdekur në vend nga breshëria e armëve. Zona e Nishtullës, në lagjen 14, në Shkozet është kthyer në vendngjarje të disa akteve kriminale. Rreth më pak se 2 muaj më parë, konkretisht më 2 mars aty u regjistrua një tjetër vrasje e dyfishtë.

Dori Shkoza 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia u qëlluan me armë zjarri nga disa persona ende të paidentifikuar, që lëviznin me një automjet e ndërsa shkaqet dhe rrethanat e këtij ekzekutimi janë ende të paqarta. Ngjarja ndodhi në afërsi të tregut të perimeve.

Po pse është kaq problematike zona e Nishtullës? Ajo është një nga vatrat më të varfra të qytetit të Durrësit. E shtrirë në anën periferike të qytetit bregdetar jo më larg se 5 km nga qendra e qytetit banorët këtu jetojnë në mjerim dhe varfëri.

Nishtulla sot është një geto me thuasje fare pak apo aspak ndryshim nga lagje e zona të Botës së Tretë. E populluar kryesisht nga komuniteti rom dhe egjiptian, numri i banorëve të saj ka ardhur në rritje.

Aty janë vendosur edhe shumë qytetar të ardhur nga krahina të tjera të vendit. Fillimisht erdhën të shpërngulur nga Librazhdi, Kukësi, Tropoja, Hasi, Mirëdita dhe më pak nga zona të tjera. Edhe pse një lagje ku janë përqendruar disa aktivitete industriale dhe biznese të mëdha, për shkak të afërsisë me rrugët kryesore automobilistike, Nishtulla ka një papunësi të theksuar, nivelin më të ulët ekonomik në popullatë dhe ka një problematikë të lartë me ngjarje kriminale.

Një pjesë e mirë e personave që janë kontigjent krimi banojnë në këtë zonë e cila është shumë pranë Kodrës së Rrashbullit. Zona vuan edhe fenomene të tjera si prostitucioni, droga dhe aktivitete të tjera të paligjshme.

Foto nga viktimat e 2 marsit, Anxhelo Avdia dhe Dorjan Shkoza

Komento

Komente

  • Alket nilpelaj: 27/04/2020 19:40

    Ky nuk asht shtet po hajduta po e lan popudhin pa buk.po vidhi paret gje vin nga bashkimi evropjan Falimenderit per respektin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?