Kronikë

Pas Lezhës tronditet Durrësi! Vriten me 55 plumba dy vëllezër, shkak borxhi për makinat! Sot hapën Exchange-in pas karantinës (Momenti kur nxirren trupat)

27 Prill 2020, 17:14| Përditesimi: 27 Prill 2020, 20:47

  • Share

DURRES-Sot ishte një ditë e zezë, pasi 4 persona u vranë. Pas Lezhës, dy vëllezër u ekzekutuan me armë zjarri pasditen e sotme rreth orës 16:40 te tregu i makinave në Shenavlash, te zona e Nishtullës. Viktimat janë Viktor dhe Besimir (i njohur si Miri) Haxhia 27 dhe 35-vjeç me origjinë nga Puka, banues në Spitallë të Durrësit prej disa vitesh. Por si ndodhi ngjarja? Report Tv solli pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes së makinës tip 'Golf' të viktimave dhe momentit kur nxirren trupat e dy vëllezërve.

Pamja e makinës të krijon edhe idenë e dinamikës së ngjarjes.'Golf'-i me targa AA716ZZ është bërë shoshë nga plumbat, mbrapa, krahun e djathë dhe përpara, pasi mbi të u zbraz breshëria e kallashnikovit. Pra nisur nga pamjet, autorët, që dyshohet se kanë qenë dy, dyshohet se i kanë ndjekur dy vëllezërit pas momentit që dolën nga servisi në pronësi të tyre në zonën e tregut të makinave dhe më pas i kanë qëlluar fillimisht me breshëri mbrapa, në krahun e djathtë dhe më pas përballë për t'u siguruar që i kanë vrarë. 55 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes. Breshëria e plumbave ka kapur edhe makinat e tjera rrotull pranë tregut të automjeteve.

Autori zbrazi të dyja karrikatorët e kallashnikovit. Vëllezërit Haxhia janë gjetur pajetë nga banorët e zonës që shkuan në vendin e ngjarjes pasi dëgjuan të shtënat. Autorët janë arratisur me shpejtësi dhe deri tani nuk ka asnjë gjurmë të tyre, ndërkohë që 30 persona janë shoqëruar dhe RENEA me FNSH-në vijojnë kontrollet në zonën e Durrësit dhe Fushë Krujës. Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtuesja e prokurorisë së Durrësit Anita Jella ishin në vendin e ngjarjes. Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë  që  në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë  kontrolle të shumta  të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.  

Por kush janë dy vëllezërit?
Viktor dhe Besmir Haxhia nuk janë të panjohur në Durrës, pasi në qytetin bregdetar kanë disa biznese. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se Viktor Haxhia ka një kompani me emrin 'BV AUTO'. Nisur nga emri i kompanisë, Viktori rezulton se e ka pronësi me vëllanë. Dy vëllezërit kishin një servis te tregu i makinave në Shenavlash, shërbim karotrec, tregtonin dhe jepnin me qira automjete, gjithashtu import-eksport të tyre, por edhe shërbim i transferimit të parave, exchange, siguracione, agjenci udhëtimi, etj. Report Tv mëson se dy vëllezërit pas disa ditëve mbyllur për shkak të karantinës sot kishin hapur edhe biznesin Exhcange për herë të parë. Gjithashtu Viktori, që ishte vëllai i vogël ishte jurist. Besmiri ishte i martuar dhe kishte një fëmijë.

Dy pistat e hetimit
Për policinë rrethanat janë ende të paqarta, pasi dy vëllezërit nuk janë me precedent penal. Mister mbetet motivi nëse lidhet me ndonjë sherr të çastit apo hakmarrje. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta shprehet se gjithçka dyshohet se lidhet me një borxh, pasi dy vëllezërit kishin për të marrë para lidhur me aktivitetin e makinave që kishin. Konflikti mes tyre dhe palës tjetër ka agravuar duke sjellë ekzekutimin ditën e sotme.

Megjithatë kjo është një nga pistat që po hetohet deri tani nga grupi hetimor. Policia e Shtetit njoftoi se në ndihmë të policisë vendore të Durrësit përveç RENEA-s dhe FNSH-së, është ngritur menjëherë edhe një grup i posaçëm hetimor  i përbërë me specialistët të  Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen  e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vendin e ngjarjes ka shumë kamera sigurie në të dyja anët e rrugës, ku 8 prej tyre ndodhen rresht, që do të lehtësojnë shumë punën e policisë në identifikimin e autorëve që i bënë pritë makinës ku u ekzekutuan dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Vendi ku ndodhi ngjarja ditën e sotme duket se është i 'mallkuar', pasi në datë 2 mars ndodhi një tjetër vrasje e dyfishtë, ku njëri prej viktimave kishte një pikë servisi, ndërsa në 11 prill u përplasën 5 makina, ku njëri nga të plagosurit u konfirmua me COVID-19.

Ora 19:31
Dy vëllezërit në Durrës u qëlluan me 55 plumba

1588008714_makinahaxhiaj.jpg
Mbi makinën ku po udhëtonin dy vëllezërit Haxhia u zbrazën 55 plumba nga autorët duke mos u dhënë asnjë mundësi reagimi. Kaq është numri i gëzhojave që janë gjetur në vendin e ngjarjes nga ekspertët e kriminalistikës.

Ora 19:09
Ekskluzive/ Momenti kur nxirren trupat e pajetë të dy vëllezërve në Durrës

Report Tv siguron pamjet ekskluzive të momentit kur trupat e dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhiaj nxirren të pajetë nga makina tip 'Golf'. Nisur nga pamjet, kronologjia e ngjarjes të krijon idenë se dinamika ka qenë ndjekje dhe jo pritë. Autorët pas ndjekjes fillimisht kanë zbrazur kallashnikovin në të djathtë të makinës së dy vëllezërve më pas përballë për t'u siguruar se kanë vdekur.
1588007472_VIKTIMADURRES.jpg

Ora 19:07
Vendi i ekzekutimit të vëllezërve, rruga e 'blindur' me kamera sigurie

Në vendin e ngjarjes ka shumë kamera sigurie në të dyja anët e rrugës, ku 8 prej tyre ndodhen rresht, që do të lehtësojnë shumë punën e policisë në identifikimin e autorëve që i bënë pritë makinës ku u ekzekutuan dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.

Ka një rrjet të tërë kamerash sigurie jo vetëm në vendin ku është kryer ekzekutimi por edhe përgjatë rrugës nga të dyja anët.

Ora 19:01
Rruga e 'mallkuar' e aksidenteve dhe ekzekutimeve! Më 9 prill u përplasen 5 makina, njëri nga të plagosurit u konfirmua me COVID-19

Para disa ditësh, më 9 prill, në këtë aks rrugor, që të lidh me tregun e makinave ku ndodhi sot ekzekutimi i dy vëllezërve, ka ndodhur edhe një aksident ku janë përplasur 5 makina.

Të plagosurit u dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe njëri prej tyre u konfirmua me COVID-19, gjë që çoi në karantinë mjekët që u morën me trajtimin e tij, por që rezultuan negativ pas bërjes së tamponit.

Rruga ku ndodhi aksidenti është 400 metra më larg nga vendi ku u ekzekutuan dy vëllezërit nga Puka ditën e sotme.

Ora 18:55
PAMJET/ Shikoni si është bërë nga plumbat makina e dy vëllezërve në Durrës

 

Report Tv sjell pamje të tjera nga vendi i ngjarjes në Durrës ku u ekzekutuan dy vëllezërit Haxhiaj. Pas kqyrjes së vendit të ngjarje, grupi hetimor ka marrë me karotrec makinën tip 'Golf' të dy vëllezërve. Në pamje duket shenjat e plumbave që kanë përshkuar makinën, jo vetëm në xhamin e pasmë, por edhe në djathtë me breshëri duke mos u dhënë asnjë mundësi reagimi Viktor dhe Besmir Haxhias.

Ora 18:49
Xhami i parë shoshë nga plumbat! Ekspertët mbledhin provat në Durrës

Report Tv sjell pamjet e momenteve kur ekspertët e kriminalistikës në Durrës mbledhin provat në vendin e ngjarjes, gëzhojat dhe provat e tjera. Dy vëllezërit u zunë në pritë te zona e Nishtullës. Autorët i kanë qëlluar në pjesën e përparme sikur duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv duke i lënë të vdekur në vend.
1588005987_ESPERT.jpg

Ora 18:36
Në vendin që sot u vranë dy vëllezërit, 2 muaj më parë u ekzekutuan 2 persona, njëri pronar servisi

1588005430_viktima.jpg

Dy personat qe u vrane ne 2 mars

Në të njëjtin vend që u ekzekutuan dy vëllezërit sot, dy muaj më parë u vranë dy persona të tjerë. Në datë 2 mars, në lagjen nr. 14, Nishtulla në qytetin bregdetar u vranë Dorjan Shkoza 35 vjeç, ish i dënuar me 8 vjet burg për drogë dhe Anxhelo Avdia. 35 vjeçari Dorjan Shkoza kishte në pronësi edhe një pikë servisi makinash në zonën ku ndodhi dhe ngjarja.

Ora 18:23
Dy vëllezërit sot rihapën biznesin e Exchange pas karantinës

Report Tv mëson se dy vëllezërit pas disa ditëve mbyllur për shkak të karantinës sot kishin hapur edhe biznesin Exhcange për herë të parë.

Ora 18:21
Dinamika/ Dy vëllezërit u ndoqën dhe u ekzekutuan

Gazetari i Report Tv në Durrës Artur Korriku ka zbardhur dinamikën e vrasjes së dyfishtë pasditen e sotme në Durrës. Makina tip Golf me targa AA716ZZ me të cilën po lëviznin dy vëllezërit është ndjekur nga autorët, të cilët më pas i kanë ekzekutuar. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta shprehet se gjithcka lidhet me një borxh, pasi dy vëllezërit kishin për të marrë para. Konflikti mes tyre dhe palës tjetër ka agravuar duke sjellë ekzekutimin ditën e sotme.  "Automjeti i viktimave por edhe i autorëve ka kaluar në dy postblloqe por në Durrës por nuk janë ndaluar për kontrolle dhe autorizime nga situata e COVID-it" tha gazetari Arsen Rusta. Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka mbërritur në Durrës. Po ashtu në vendin e ngjarjes ndodhet dhe drejtuesja e prokurorisë së Durrësit Anita Jella.  Policia po ushtron kontrolle edhe në Krujë, Fushë Krujë dhe Laç për të shkuar në gjurmët e autorëve të dy vrasjeve, pra të Durrësit dhe Lezhës.

Ora 18:13
Dërgohen drejt morgut dy trupat e pajetë të vëllezërve Haxhia

Pas identifikimit të ty trupave të pajetë të vëllezërve nga Puka që jetonin në zonë e Spitallës në Durrës, Besimit dhe Viktor Haxhia janë transportuar me ambulancë drejt morgut të spitalit të Durrësit.

Ora 18:06
U ekzekutuan sot! Njëri nga vëllezërit kishte një fëmijë, tjetri avokat (Bizneset dhe pistat)

Report Tv mëson se Besimir Haxhiaj është i martuar dhe ka një fëmijë. Ndërsa vëllai tjetër Viktori ishte avokat. Viktori ishte pronarë edhe të një kompanie "BVAUTO", shërbim karotrec, në lagjen 15, rruga Aleksandër Goga, në Durres. Dy vëllezërit kishin një servis të tregu i makinave dhe jepnin makina me qira. Gjithashtu të dy vëllezërit kishin edhe një Exchange dhe pikë transferimi parash në Durrës. Sot kishin hapur biznesin për herë të parë pas mbylljes, ndërsa në momentin që po ktheheshin janë ekzekutuar. Pistat e hetimit dyshohet se janë qëlluar per larje hesapesh me bandave në Durrës ose për borxhe financiare.
1588003953_viktori.jpg

Licenca e avokatit per Viktor Haxhian

 


Ora 17:49
Kush janë dy vëllezërit e ekzekutuar në Durrës

Dy viktimat

Report Tv ka identifikuar dy vëllezërit e ekzekutuar me armë zjarri në tregun e makinave në Durrës. Ata janë Viktor Haxhia, 35 vjeç dhe Besmir Haxhia, 37 vjeç.

Vëllezërit janë me origjinë nga Puka dhe jetojnë në zonën Spitallë të Durrësit.

Ora 17:48
Pamje nga vendngjarja e ekzekutimit në dy vëllezërve në Durrës

Report Tv siguron pamjet nga vendin i ngjarjes së ekzekutimit të dy vëllezërve, në Durrës, të cilët u gjetën të pajetë brenda në makinën tip 'Golf' me targa AA716ZZ.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 28/04/2020 08:00

    Ngushellime familjes, te behen te forte. Kur i kap policia keta muter me pistoleta me fisheke ne goje gati per ta shkrehur kunder te tjereve, kalon ne opinionin publik si nje ngjarje banale. Kur ndodhin gjema te tilla, fajin e ka policia.

    Përgjigju
  • Mirditor: 27/04/2020 23:19

    njeriu një jet ka shijojeni. rrini larg droges,vjedhjeve,mashtrimeve,shifni punen tuaj,tregohuni me edukat, kini rrespekt, mos shani, mos bëni padrejtsi, durim,toleranzë, shteti të qarmatosi popullin ka shume arme rrugve. të edukohen brezi i ri të bëhen reforma ne drejtsi. toleranzë xero korrupsionit

    Përgjigju
    • @Mirditor: 28/04/2020 04:32

      Vellacko i ke thene te gjitha ka rregulla jeta 1+1=2, po shtoj dicka organizim bashkepunim e ka nevoj shoqeria shqiptare per nje shqiperi dhe jet me te mire.

  • aier: 27/04/2020 23:05

    ai vend do lene ne karantine per 600 vket, rroft enver hoxha, cohu enver na shpeto nga djalli qe na ka permbytyr.

    Përgjigju
  • miri: 27/04/2020 22:29

    Pervec ngjarjes qe eshte teper e rende niveli i rendit eshte pertoke. Sepse si ka.mundesi qe te organizojne nje vrasje me.arme me.makine me mjete dhe nuk parandalohen. Policia duhet te dije cfare behet qe te parandaloje ngjarjet

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 27/04/2020 21:20

    Shshshëëët

    Përgjigju
  • Vlore: 27/04/2020 21:15

    Ngrihu Enver djali!

    Përgjigju
  • goni: 27/04/2020 20:09

    Mendoj qe vetem me eliminim fizik te krimineleve mund te shpetoj ky vend.Me arrestime e leshime kurr nuk behet shtet.Vetem Enveri ja paska ditur iman ktij popull

    Përgjigju
  • Amos bar long: 27/04/2020 20:05

    O sander lleshaj Ku e ke policin e shtetit mor te q*** r***. e kan menjen vetem me ju vendos gjoba hallexhive. Kurse vrasesit nuk ja u mban me ju afru jo ma me i kap

    Përgjigju
    • Bujar: 27/04/2020 20:22

      Nuk te vret kush kot o robo, nuk e ka fajin ministri e policia e ka fain pislliku, nuk u vrane aksidentalish po u vrane ne prite,

  • Sunit hesapi: 27/04/2020 20:01

    Si i bene kaq te ri gjithe keto leke per kaq shume biznese?Vetem ne shqiperi kane nga 20 biznese njerzit

    Përgjigju
    • @Sunit hesapi: 28/04/2020 04:25

      MOs gjyko te tjeret kur nuk i njef dhe leri ato ironit , qe ne shqiperi kane na 20 biznese kemi parë edhe ata te europes apo te rajonit ballkanistan sa te ndershem qe janë.. Gjynaf dy vellezer.

  • lola: 27/04/2020 19:21

    pershendetje. mendoj qe shqiptaret jane budallenj te nivelit te larte. nuk e di pse njeriu duhet ti hyj sikleteve jo servis. jo exchange jo lesh jo presh po ik o vlla puno me nje 300 mi leksh dhe ha buke te pakten kshu sic bejne kta as kohe per me ngrene buke nuk ju del. gjitjsesi mire koronavirusi ktu s te lejne as vrasjet si ajo shprrhja mire gomari s te lejne as mizat

    Përgjigju
  • Rapo Hekali: 27/04/2020 19:18

    Po dronat ku ishin? Policia ka kriminela me te rëndësishëm per te kap, si pensionistat qe dalin pa leje dhe fukarenjtë qe mbledhin kanoce.

    Përgjigju
    • eri: 27/04/2020 20:12

      normal qe dronat i perdor per pensionistin se nuk i hyn ne pune.....krimi i mban ne pushtet

  • Santa Quaranta: 27/04/2020 18:22

    Po po!! Si pune borxhi duket!! Jo per makina veç!!

    Përgjigju
    • Gjynah: 27/04/2020 18:25

      Pse per ca tjeter nese jo per makina.

  • Gjynah: 27/04/2020 18:13

    Na jepni ndonje informacion ju qe i njihni

    Përgjigju
  • Ardi: 27/04/2020 17:46

    Normale , ne Durres drejtor policie eshte nje coban qe nuk ka punuar nje dite me krimet dhe njeh vetem kambalet, ne Lezhe nje qe nuk di te shkruaje emrin e tij dhe ka mbaruar Akademine me 5-a .Ne krye fare eshte adashi im , gojaci i Vlores qe mori 5 grada per 3 vjet !!!,pse mos te ece puna vaj.

    Përgjigju
    • Per Veliun: 27/04/2020 21:33

      Ja kjo eshte e keqja e disa komentuesve ketu te Shqiptarja.com , sapo dikush komenton dicka qe nuk shkon direkt i thone je me Saliun je me Lulin.Jeni shuuuume te indoktrinuar nga partite o njerez dhe jeni qerruar nga ato perfitime qe mund te nxirrni momentalisht dhe shpallni armiq kedo qe mendon ndryshe ose kerkon te permiresohet dicka sa harroni se neser mos o zot ju ndodh ju ose te njohurve tuaj.Ata " pisanjoset" si thua ti nese do kishte polici e shtet si ne kohen e Sales ashtu edhe tani nuk do ishin bere kollaj biznesmena me 8 vjecare,normalisht nuk do ishin ngaterruar aty ku sduhet e do ishin punetore krahu diku por do ishin gjalle.Ja per cfare eshte shteti zoteri i nderuar,per te krijuar politika sociale dhe vendosjen e sundimit te ligjit.Me fal se mbase tu prish gjaku nga kritikat per Nenen Parti .

    • Veliu: 27/04/2020 20:09

      Cfare do ti Ardi me gjithe Paloqet e PD-s, tu vere roje policia pisanjosve, ti ruaj dhe b****? Ec or loku se ste vret njeri kot , avokat e buxnecmen pac8 vjecare. Ajt loku, me radhe, diku do e gjejne, edhe ata qe i kane vra atje e kane ...

    • Shijak: 27/04/2020 19:32

      Pse o kujtim dhe ne sarande ka te forte. Mendova se esht qytet i qete. Kush komandon ne sarande. Kush eshte I forti atje se ne ktej se. Kemi ngju naj here

    • kujtim: 27/04/2020 18:54

      Jam dakorte me ty Ardi ne sarande nuk ka polici,ne sarande komomdojne rrugacet,policet nuk i pjesin fare,i ofendojne dhe i rrahin.drejtori e ka mendjen te marri lek.do tja degjoni kengen shume shpejte dhe sarandes,ku komandojne rrugacet.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?