ilustruese

Bota

40 mijë ushtarë në terren, mbyllet kufiri Poloni-Bjellorusi, KE javën e ardhshme sanksione të reja Rusisë

12 Shtator, 10:46| Përditesimi: 12 Shtator, 14:04

  • Share

Varshava pritet të vendosë 40,000 trupa në kufirin me Bjellorusinë dhe Rusinë. Vendimi vjen pas shkeljes së hapësirës ajrore polake nga Moska. Ndërkohë sipas mediave vendase, kjo është përgjigja e Polonisë ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake ruso-bjelloruse "Zapad", të cilat fillojnë në Bjellorusi më 12 shtator.

"Polonia është përgatitur për stërvitjet Zapad 2025 për disa muaj. Le të kujtojmë se kjo është një stërvitje offensive. Ushtria polake kreu stërvitje që përfshinin më shumë se 30,000 ushtarë polakë, si dhe ushtarë të NATO-s, për t'iu përgjigjur në mënyrë adekuate", tha zëvendësministri i Mbrojtjes Cezary Tomczyk për Polsat Neës.

Ministri i Jashtëm polak Radoslaë Sikorski tha gjatë kësaj jave se Rusia dhe Bjellorusia do të kryejnë "skenarë shumë agresivë".

Polonia mbylli kufirin me Bjellorusinë natën midis të enjtes dhe të premtes. Pas kësaj Kryeministri polak Donald Tusk njoftoi se Varshava do të bashkëpunojë ngushtë me Kievin për t'iu kundërvënë kërcënimit të dronëve rusë. Ai e bëri deklaratën për gazetarët, siç raportohet nga Ukrinform. 

Në Francë, Ministria e Jashtme thirri Ambasadorin rus. Lëvizja e Parisit vjen pas tensioneve të krijuara me depërtimin e dronëve në Poloni dy ditë më parë. Lajmin e njoftoi ministri në detyrë i Punëve të Jashtme

“Do të thirret këtë mëngjes. Do t’i themi se nuk do të lejojmë të na frikësojnë,” deklaroi Jean-Noël Barrot për France Inter. Qoftë e qëllimshme apo jo, aksidentale apo jo, e gjithë kjo është shumë serioze. Është absolutisht e papranueshme dhe kjo i shtohet provokimeve të panumërta të Vladimir Putinit,” tha kreu i diplomacisë franceze.

Edhe Presidenti amerikan Donald Trump reagoi në lidhje me hyrjen e dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë.

“Mund të ketë qenë një gabim. Por nuk jam i kënaqur me ngjarjen apo me çdo gjë që ka lidhje me të”, tha Trump duke iu përgjigjur reporterëve.

 

 

 

Ora 12:52
BE sanksione të reja Rusisë javën e ardhshme. Po “formohet” paketa e 19-të

Komisioni Evropian ka informuar përfaqësuesit e shteteve anëtare, të mbledhur në Coreper, për progresin e punës mbi paketën e 19-të të sanksioneve dhe njoftoi se do ta paraqesë atë javën e ardhshme. LaPresse e ka mësuar këtë nga burime të njohura me çështjen. Për ditë të tëra, ekzekutivi i BE-së është konsultuar me shtetet anëtare dhe SHBA-në, ku ka ftuar një delegacion, për të formuluar një paketë masash "të konsiderueshme" kundër Moskës.

Ora 11:03
Tusk reagon pas deklaratave të Trump: Hyrja e dronëve rusë në Poloni nuk ndodhi gabimisht

Kryeministri i Polonisë iu përgjigj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump për hyrjen e 19 dronëve rusë në hapësirën ajrore polake. "Edhe ne do të kishim dashur që inkursioni me dron në Poloni të kishte qenë një gabim. Por nuk ishte. Dhe ne e dimë mirë këtë." Kryeministri polak Donald Tusk e shkroi këtë në X në lidhje me sugjerimin e hedhur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump se sulmi me dron rus në Poloni mund të ketë qenë "një gabim".

 

Ora 10:59
"Zapad-2025", Rusia dhe Bjellorusia nisin stërvitje të përbashkët ushtarake

Rusia dhe Bjellorusia filluan një stërvitje të përbashkët ushtarake të madhe të premten (12 shtator) që do të përfshijë stërvitje në të dy vendet dhe në detet Baltik dhe Barents, tha ministria ruse e mbrojtjes. Stërvitja "Zapad-2025" - një shfaqje force nga Rusia dhe aleati i saj i ngushtë - po zhvillohet në një moment jashtëzakonisht të tensionuar në luftën Rusi-Ukrainë, dy ditë pasi Polonia rrëzoi dronë të dyshuar rusë mbi hapësirën e saj ajrore.

Stërvitja ishte planifikuar shumë kohë para se të ndodhte incidenti i dronit. 

"Objektivat e stërvitjeve janë përmirësimi i aftësive të komandantëve dhe shtabeve, niveli i bashkëpunimit dhe trajnimi në terren i grupimeve rajonale dhe të koalicionit të trupave", tha ministria e mbrojtjes në Telegram.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të enjten (11 shtator) se stërvitjet, përfshirë ato pranë kufirit polak, nuk kishin për qëllim asnjë vend tjetër.

 

Reuters

A.I/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Putini: 12/09/2025 13:39

    Kur nuk i kane ber assgje 18 lloj sanksionesh Rusise mendoni se do ti bej e 19 ta ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?