Gazetari i Report TV, Elton Qyno ka zbardhur disa nga kërkesat e të burgosurve në burgun e Reçit, të cilët prej disa ditësh janë në grevë urie. I ftuar në hapësirën live të pasdites në ekranin e Report Tv, Qyno është shprehur se të burgosit kërkojnë rikthimin e takimeve me familjarët e tyre si përpara pandemisë, largimin e drejtorit të Burgjeve, mos dënimin për mbajtjen e telefonave në burg. Sipas tyre nuk janë ata fajtorë, por ato që fusin celularët në ambientet e vuajtjes së dënimit.
"Kemi emra që kanë një background kriminal. Kanë dalë me 15 pika (unë vetëm disa pika kam). Disa nga këto pika është ulja e tarifës së telefonit fiks. I lejohet vetëm një herë në ditë me familjarët. Në gjykimin e tyre janë të shtrenjta. Kërkojnë largimin e drejtorit. Mos dënimin për mbajtjen e telefonave në burg, ata kërkojnë që të dënohet telefonat që i fusin në burg, pasi ata janë mbajtës. Të shtohet numri i takimeve me anëtarët e familjes, pasi sipas tyre edhe pse situata është jo normale, kërkojnë më shumë takime edhe me avokatin", tha Qyno.
Lajmi kryesor:
Rreth 100 të dënuar në burgun e Reçit në grevë urie prej dy ditësh! Zbardhen kërkesat: Nga largimi i drejtorit, te mos dënimi për mbajtjen e celularëve
B.K.//ReportTv.al