Mbajti peng fëmijët, daja i gruas së 40-vjeçarit për Report Tv: Mbesën e dhunonte, merrte fëmijët për t'ia vrarë në sy! E denoncuam mbi 30 herë, policia e mbrojti

15 Maj, 10:53| Përditesimi: 15 Maj, 14:48

  • Share

LEZHË- Aleks Marku, i cili u arrestua sot se mbajti peng fëmijët dhe qëllonte me kallashnikov, ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Kështu thotë Nikoll Gjonaj, daja i  gruas së Aleks Markut në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Elvis Hila.

Ai thotë se Aleks Marku ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij, si psikologjike edhe fizike. Nikoll Gjonaj thotë se e kanë denoncuar 20-30 herë Aleks Markun për dhunën që ushtronte, ndërsa akuzon Policinë e Shtetit se e merrte në mbrojtje dhe e ka lënë të lirë.

“Aleks Marku për fatin e zi, të atij dhe timin dhe motrës time, ka vajzën e motrës time. Vajzën e motrës tim e ka bërë një leckë. Që ku re ka marrë nuse, e ka trajtuar në mënyrën me ekstreme.

11 vjet e këtij është denoncuar mbi 20-30 herë në polici. Jam edhe unë ai që e kam denoncuar me motrën time. Është ajo e polici e shtetit që e ka liruar, fute brenda nxirre jashtë”, tha Nikoll Gjoni për Report Tv.

Sipas tij, dhuna ishte ekstreme, në disa raste i drejtonte edhe armën në kokë. Vetë daja i gruas thotë se e ka denoncuar Aleks Markun, ndërsa i ka thënë policisë se konsumonte drogë në mënyrë të rregullt.  

"E rreh, i çonte pushkën në krye, ka qenë njeri i robëruar para tij. Është policia, shteti që e favorizojnë. Ai ka jetuar me drogë, ka jetuar në mënyrën me ekstreme. Unë i kam thënë policisë pse se ndalni se është i droguar.

Unë me 129 para 3-4 vjetësh e kam denoncuar, u kam thënë e ka armën në makinë. Gjithë jetën ka nejt me armë, drogë, dhe e ka mbrojt policia. Po të dojë policia e kishte ndaluar”, tha Gjoni për Report Tv.

Daja i gruas thotë se Aleks Marku e denonconte atë edhe më fëmijët se do i vriste.

“E dhunonte? Jo dhunë, po psikologjike, rrahaje, e merrte me i vra fëmijët ndër sy. Duhet 1 javë dit me i fol të zezat që i ka bërë”, tregon ai.

Ora 14:43
Mbajti peng fëmijët, daja i gruas së 40-vjeçarit: Mbesa do bënte edhe më zi se nëna që u hodh në lumë në Shkodër, ai e dhunonte

Daja i gruas së Aleks Markut për Report Tv tregoi se si 40-vjeçari urdhëronte dhunë fizike ndaj mbesës së tij. Ai thotë se Aleks Marku e keqtrajtonte gruan e tij dhe edhe përse e kishin denoncuar disa herë, policia nuk kishte marrë asnjë masë.

Nikoll Gjonaj thotë që shqyqyr që kjo ngjarje mbaroi me kaq, pasi mbesa e tij do bënte edhe “më zi se nëna që u mbyte me 3 fëmijët në lumin Bunë të Shkodrës”.

"Kjo është mbrojtje prej policie. Vajza e motrës sime do kishte bërë më zi se ajo që ka bërë me 3 fëmijët në Shkodër. Shyqyr u ndalua me kaq. Kësaj drejtësia nuk i kërkoj asgjë, nuk bën asgjë për popullin", thotë ai për Report Tv.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • klaidi: 15/05/2024 14:04

    deklaraten e kti zoterie mos e merni te lehte po te hetohen policia deri ne funde

    Përgjigju
  • Niku: 15/05/2024 13:38

    Mendoj qe policia duhet ti kontrolloje pak personat sadiste dhe toxicomane, se ja cfare ndodh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?