Kosova & Rajoni

40-vjeçari shqiptar vrau me thikë gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e vajzës: Babi ishte xheloz

22 Gusht, 16:21| Përditesimi: 22 Gusht, 16:28

  • Share

1755872872_aa.JPG

Një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, sot në Greqi dhe më pas është arratisur.

Ndërkohë, është zbardhur dëshmia e një prej katër fëmijëve të çiftit shqiptar në Greqi, ku në një prononcim për mediat greke, ajo ka deklaruar se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta.

“Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.

Pas sherrit në banesë me bashkëshortin, 36-vjeçarja vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja, por ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri.

Pastaj ai e shtyu gruan në derën prej xhami dhe duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, ai iku me vrap në Rrugën Gladstonos, ndërsa policia ka nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë për mediat vendase se e kishin dëgjuar sherrin.

“Nuk e njihja çiftin. Unë thjesht kam magazinën këtu pranë. Dëgjuam policinë, ambulancën. Erdha këtu dhe pash ambulancën e policinë, e kishin mbyllur zonën. Dëgjova, por nuk e pash, se ishte një çift që u zunë në hyrje të pallatit. Ai ka shtyrë gruan dhe kështu u thyen xhamat e derës së pallatit. Thanë se kishte një thikë dhe e preu në fyt. Më pas ata e kërkuan burrin, por ai u zhduk. Ambulanca u përpoq ta risjellë në jetë. Thonë se ishin duke u zënë, nuk di gjë më tepër… Kështu u thyen xhamat e derës, ndoshta se ishte gruaja duke hyrë brenda, ndoshta se ai e shtyu. Por nuk dihet”, tha një dëshmitare.


Lajmi kryesor:

Krim brenda familjes shqiptare në Greqi, 40-vjeçari vret me thikë gruan në sy të fëmijëve dhe arratiset! Autori po kurohej në Psikiatri, me precedentë për drogë (EMRI+VIDEO)


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?