GREQI- Tjetër krim brenda familjes shqiptare në Volos të Greqisë. Mediat vendase raportojnë së një 40-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Pandeli Nakoleci, ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, gjithashtu shqiptare, dhe më pas është arratisur.
Ngjarja e rëndë është shënuar në pallatin ku kishin banesën. Sipas raportimeve, sherri nisi fillimisht në apartamentin e tyre dhe më pas çifti ka zbritur në hyrje të pallatit ku kanë vazhduar të zihen.
Më pas, shqiptari dyshohet se e ka goditur me thikë në shpinë dhe qafë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Familja është me origjinë nga Korça dhe jetonin si emigrantë në Greqi.
Krimi, sipas mediave greke, ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve të tyre. Njëri prej tyre i tha policisë se e pa të atin duke goditur me thikë nënën e tij 36-vjeçare, e cila ndërroi jetë pas plagëve në shpinë dhe në qafë.
"E pashë babin duke e therur mamin me thikë", ka thënë fëmija.
Pas krimit, burri shqiptar është larguar dhe policia ka nisur kërkimet në qytet për ta kapur. Sipas informacioneve nga "Protothema.gr", nuk ka pasur të dhëna për dhunë në familje, megjithatë, autori i krimit, ndërtues me profesion, ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor.
Në fakt, një video kap momentin kur një nga vajzat e viktimës mbërrin në vendngjarje dhe sheh pellgun e gjakut në hyrje të pallatit ku jeton familja. Vajza e madhe foli për mediat, duke deklaruar se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta. Këtë mëngjes, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër grindje dhe më pas 40-vjeçari shtetas shqiptar kapi thikën, dhe ia nguli në qafë dhe shpinë gruas, gjithashtu shqiptare.
"Nuk e di pse u grindën", tha vajza e tyre, e cila zbuloi, megjithatë, se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.
36-vjeçarja vrapoi për t'u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja. Por ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Pastaj, gruaja ra mbi xham dhe autori, duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, iku me vrap. Autori vrapoi jashtë pallatit dhe iku në Rrugën Gladstonos.
Sipas policisë, 40-vjeçari është akuzuar në të kaluarën ndër të tjera, për organizatë kriminale, si dhe për shkelje të ligjeve për drogën. Më 28 qershor ai u transferua me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, pasi kishte tentuar edhe flijimin dhe kishte varësi nga lëndët narkotike.
Një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, sot në Greqi dhe më pas është arratisur.
Ndërkohë, është zbardhur dëshmia e një prej katër fëmijëve të çiftit shqiptar në Greqi, ku në një prononcim për mediat greke, ajo ka deklaruar se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta.
“Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.
Pas sherrit në banesë me bashkëshortin, 36-vjeçarja vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja, por ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri.
Pastaj ai e shtyu gruan në derën prej xhami dhe duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, ai iku me vrap në Rrugën Gladstonos, ndërsa policia ka nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë për mediat vendase se e kishin dëgjuar sherrin.
“Nuk e njihja çiftin. Unë thjesht kam magazinën këtu pranë. Dëgjuam policinë, ambulancën. Erdha këtu dhe pash ambulancën e policinë, e kishin mbyllur zonën. Dëgjova, por nuk e pash, se ishte një çift që u zunë në hyrje të pallatit. Ai ka shtyrë gruan dhe kështu u thyen xhamat e derës së pallatit. Thanë se kishte një thikë dhe e preu në fyt. Më pas ata e kërkuan burrin, por ai u zhduk. Ambulanca u përpoq ta risjellë në jetë. Thonë se ishin duke u zënë, nuk di gjë më tepër… Kështu u thyen xhamat e derës, ndoshta se ishte gruaja duke hyrë brenda, ndoshta se ai e shtyu. Por nuk dihet”, tha një dëshmitare.
Autori i dyshuar në kërkim dhe gruaja e tij, që mbeti viktimë e krimit në familje
Policia dhe media greke zbardhin detaje të reja nga krimi i rëndë në familje i ndodhur në Volos ditën e sotme.
Sipas informacioneve, autori është 40-vjeçaru shqiptar Pandeli Nakoleci, një ndërtues që po trajtohej edhe për probleme të shëndetit mendor në Psikiatri. Një foto e tij me bashkëshorten viktimë është publikuar nga media.
Ai vrau gruan e tij 36-vjeçare me një mjet kuzhine, ndërsa në qershor ishte shtruar në një klinikë psikiatrike. Gruaja 36-vjeçare ka lëndime në qafë dhe shpinë, ndërsa 40-vjeçari u zhduk.
Pas krimit dhe autoritetet kanë nisur një kërkim për ta gjetur atë, informon media. Katër fëmijët e çiftit, të moshës 6 deri në 18 vjeç, ishin dëshmitarë të tragjedisë dhe rrëfyen skenën makabre të krimit në familje.
Autori ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor, ndaj po trajtohej edhe në Psikiatri. Hetimet janë në kulmin e tyre, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë shkaqet që çuan në krimin brutal.
Sipas policisë, 40-vjeçari është akuzuar në të kaluarën ndër të tjera, për organizatë kriminale, si dhe për shkelje të ligjeve për drogën. Më 28 qershor ai u transferua me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik.
Komente
