Autori i dyshuar në kërkim dhe gruaja e tij, që mbeti viktimë e krimit në familje

Kosova & Rajoni

Greqi/ Zbulohet FOTO e shqiptarit dhe gruas së tij, që e vrau pas sherrit për xhelozi! Po trajtohej në Psikiatri, me precedentë për drogë (EMRI)

22 Gusht, 16:20| Përditesimi: 22 Gusht, 17:14

  • Share

1755872284_ciftigreqi.jpg

Autori i dyshuar në kërkim dhe gruaja e tij, që mbeti viktimë e krimit në familje

Policia dhe media greke zbardhin detaje të reja nga krimi i rëndë në familje i ndodhur në Volos ditën e sotme.

Sipas informacioneve, autori është 40-vjeçaru shqiptar Pandeli Nakoleci, një ndërtues që po trajtohej edhe për probleme të shëndetit mendor në Psikiatri. Një foto e tij me bashkëshorten viktimë është publikuar nga media.

Ai vrau gruan e tij 36-vjeçare me një mjet kuzhine, ndërsa në qershor ishte shtruar në një klinikë psikiatrike. Gruaja 36-vjeçare ka lëndime në qafë dhe shpinë, ndërsa 40-vjeçari u zhduk.

Pas krimit dhe autoritetet kanë nisur një kërkim për ta gjetur atë, informon media. Katër fëmijët e çiftit, të moshës 6 deri në 18 vjeç, ishin dëshmitarë të tragjedisë dhe rrëfyen skenën makabre të krimit në familje.

Autori ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor, ndaj po trajtohej edhe në Psikiatri. Hetimet janë në kulmin e tyre, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë shkaqet që çuan në krimin brutal.

Sipas policisë, 40-vjeçari është akuzuar në të kaluarën ndër të tjera, për organizatë kriminale, si dhe për shkelje të ligjeve për drogën. Më 28 qershor ai u transferua me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik.


Lajmi kryesor:

Krim brenda familjes shqiptare në Greqi, 40-vjeçari vret me thikë gruan në sy të fëmijëve dhe arratiset! Autori po kurohej në Psikiatri, me precedentë për drogë (EMRI+VIDEO)


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?